Lajmet

I pasionuar pas sigurisë kibernetike gati të provoni aftësitë tuaja? Komuniteti Virtual XOR organizon Sfidën Kibernetike #XORCTF2020

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Dhjetor 2019
0
Organizuar nga Komuniteti Virtual i Sigurisë Kibernetike XOR, gara pritet të shndërrohet në pikëtakimin e shumë talentëve, të pasionuarve, profesionistëve e entuziastëve të fushës. I pasionuar pas sigurisë kibernetike gati të provoni aftësitë tuaja? Komuniteti Virtual XOR organizon Sfidën Kibernetike #XORCTF2020

Të pasionuar pas sigurisë kibernetike? Dëshironi të provoni aftësitë tuaja por edhe të shkëmbeni ide dhe metodologji dhe eksperienca me entuziastët e fushës?

Gara e titulluar Sfida Kibernetike #XORCTF2020 është ajo që keni pritur prej kaq shumë kohësh. Organizuar nga Komuniteti Virtual i Sigurisë Kibernetike XOR, gara pritet të shndërrohet në pikëtakimin e shumë talentëve, të pasionuarve, profesionistëve e entuziastëve të fushës.

Kjo garë e cila do të zërë vend në muajin Shkurt të vitit të ardhshëm do të përmbajë disa sfida për fillestarë dhe të avancuar në fusha të ndryshme të sigurisë kibernetike. Ajo është vendi ideal për të gjithë ekspertët e fushës së sigurisë kibernetike të testojnë jo vetëm aftësitë e tyre, por edhe të shkëmbejnë ide e metodologji me më të mirët e fushës.

#XORCTF2020 u dedikohet të gjithë individëve të pasionuar rreth sfidave CTF, gjuetarëve të shpërblimeve të problemeve të sigurisë, testuesve të penetrimeve të cilët vënë njohuritë e tyre në shërbim të përmirësimit të sigurisë për rrjete, organizata, komunitete e kompani të ndryshme.

Komuniteti virtual XOR është themeluar me qëllimin që aftësitë dhe përvojat e ekspertëve ti përkthejnë në të mirë për komunitetin.

XOR ofron disa produkte dhe të gjitha janë falas me ndihmën e sponsorëve dhe partnerëve. Disa prej produkteve të XOR janë: Sandbox per analiza automatike te maluerit, C2 Tracker, Threat Feed platform / SOC Platform dhe CTF.

Të gjitha këto produkte mund ti aksesoni online përmes faqes zyrtare XOR.al.

Më shumë detaje rreth sfidave që gara do të përmbajë, komuniteti virtual XOR premtoi ti zbulonte në ditën në vijim përmes faqes zyrtare.

Të gjithë ata që janë të interesuar për tu bërë pjesë e saj, ftohen nga XOR të konaktojnë përmes adresës së e-mail-it [email protected] ku edhe mund të marrin informacione më të detajuara.

LEXO EDHE:  Gara kibernetike XORCTF7E4, Komuniteti Virtual XOR hap regjistrimet

Komunitetin XOR e gjeni edhe në platformën më të madhe në botë të kodimit, GitHub. Nën emrin e XOR janë publikuar gjithashtu disa analiza ku pak ditë më parë ky komunitet zbuloi një sulm phishing ndaj konsumatorëve të Bankës Raiffeissen në Kosovë. /PCWorld Albanian