Lajmet

I riu nga Kosova dënohet me burg për shpërndarjen e propagandës së ISIS në rrjetet sociale

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Gusht 2019
0
Avokati Ismaili ka thënë se klienti i tij e kishte pranuar fajësinë dhe me këtë rast Gjykata ka marrë për bazë rrethanat lehtësuese. I riu nga Kosova dënohet me burg për shpërndarjen e propagandës së ISIS në rrjetet sociale

“Sot është bërë shpallja e aktgjykimit dhe Gjykata e shpalli të fajshëm klientin tim duke e dënuar me gjashtë muaj burg efektiv,” ka thënë, avokati Gazmend Ismajli për Radion Evropa e Lirë.

Aktakuza ndaj Qamilit nga rrethi i Mitrovicës është ngritur në janar të vitit 2018 nën dyshimin se ka kryer veprën penale “bashkim ose pjesëmarrje në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo parapolicore, në organizimet grupore ose individualisht jashtë territorit të Republikë së Kosovës.”

Avokati Ismaili ka thënë se klienti i tij e kishte pranuar fajësinë dhe me këtë rast Gjykata ka marrë për bazë rrethanat lehtësuese.

Qamili ishte arrestuar në 2017 dhe më pas i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej tre muajve. /RadioEvropaLirë

LEXO EDHE:  Komanda Kibernetike Amerikane i është vënë pas hakerëve Koreano-Veriorë

Tags >

siguri