Lajmet

I riu nga Kosova që i ka dedikuar jetën e tij sigurisë së sistemeve të informacionit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Maj 2019
0
Në mbrëmjen Gala, Meridiani shprehu mirënjohjen e thellë për jurinë e cila kishte vendosur ti jepte vlerësimin maksimal duke e shpallur fitues në kategorinë Cyber Security. I riu nga Kosova që i ka dedikuar jetën e tij sigurisë së sistemeve të informacionit

Me eksperiencën praktike si “penetration tester”, djaloshi nga Prishtina Meridian Miftari synon që me projektin “Analizë ose publikim për metodologjinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike” arritjen e sigurisë optimale në sistemet e informacionit.

Projekti konsiston kryesisht në identifikimin, analizimin dhe publikimin e mekanizmave për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, të cilat i shikon me ndikim në të gjithë sektorët si: automobilistikë, farmaceutikë, financë dhe sigurime, shëndetësi dhe media.

Në edicionin 7-të të Albanian ICT Awards Meridian Miftari konkurroi me Bleon Proko me projektin SMTP_3num dhe Butrint Komoni me projektin Cyclone.

Çmimi Cyber Security ka qenë ndër më të kërkuarat sidomos nga grupmoshat e reja dhe entuziastët e sigurisë online dhe nga edicioni i pestë organizatorët e garës kanë vendosur ta përfshijnë në listën e çmimeve.

Meridiani është pjesë e kompanisë Gjirafa, motorit të kërkimit në gjuhën Shqipe, një prej startupeve fituese në edicionet e kaluara të ICT Awards.

Në mbrëmjen Gala, Meridiani shprehu mirënjohjen e thellë për jurinë e cila kishte vendosur ti jepte vlerësimin maksimal duke e shpallur fitues në kategorinë Cyber Security.

Sot në botë në 1 sekondë krijohen 20 milionë terabajt të dhëna dhe deri në 2020 i gjithë universi dixhitale pritet të arrijë në 40 zetabajt të dhëna të cilat kanë nevojë për mbrojtje dhe siguri.

Të pyetur për rrezikun që na kanoset, finalistët u shprehën pesimistë duke vënë pikëpyetje sigurinë në një epokën dixhitale. /ICTAwards.org

LEXO EDHE:  Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Lajmet e fundit>