Lajmet

I shiti aplikacionin Microsoft 4 vite më parë, themeluesi i Wunderlist kërkon ta blejë pas

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Shtator 2019
0
Nga ana tjetër Microsoft prej vitesh ka shprehur qartë synimet se pasi aplikacioni To-Do të arrijë në nivelin e Wunderlist, këtë të fundit ka në plan ta mbyllë përgjithnjë. I shiti aplikacionin Microsoft 4 vite më parë, themeluesi i Wunderlist kërkon ta blejë pas

Pak vite më parë Microsoft bleu aplikacionin shumë popullor të iOS të quajtur Wunderlist me synimin për të ndërtuar një aplikacion produktiviteti i cili sjell më të mirën e Wunderlist dhe shërbimeve të Microsoft.

Ishte një rrugëtim i ngjashëm me atë që ndoqi kompania me aplikacionin e e-mail-it Accompli, i cili më pas u bë Microsoft Outlook.

Në rastin e Wunderlist, Microsoft nuk ribrandoi aplikacionin por solli një të ri të quajtur Microsoft To-Do. Ndërsa Wunderlist vazhdon të jetë aktiv krahas To-Do, themeluesi i aplikacioni dëshiron të dijë nëse mund ta rimarrë ende aplikacionin pas.

Themeluesi i 6Wunderkinder, kompania pas aplikacionin Wunderlist, shprehu së fundi në rrjetin social Twitter dëshirën për ta blerë aplikacionin Wunderlist pak pasi kompania prezantoi një version të ri të To-Do.

Sipas cicërimave, Christian Reber thotë se është shumë serioz në lidhje me planet e reja me premtimin ta bëjë aplikacionin “open-source” dhe falas për të gjithë. Madje përmendi edhe disa përmirësime të planifikuara.

Nga ana tjetër Microsoft prej vitesh ka shprehur qartë synimet se pasi aplikacioni To-Do të arrijë në nivelin e Wunderlist, këtë të fundit ka në plan ta mbyllë përgjithnjë.

Përditësimi i fundit i aplikacionit nga Microsoft lë të kuptohet se mbyllja e Wunderlist është pranë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft premton më shumë kontroll mbi përditësimet e Windows 10

Lajmet e fundit>