Lajmet

IANA përfiton zëvendëspresidente të re

Publikuar , 17 Maj 2010
0
IANA përfiton zëvendëspresidente të re

IANA, degë e ICANN është përgjegjëse për koordinimin global të Sistemit të Emrave të Domenëve (DNS), IP adresave dhe burimeve tjera të protokollit të internetit.

“Elise sjellë një pasuri të kualifikimit relevant tek ICANN dhe do të jetë e përshtatshme në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë rol dhe për ekipin në përgjithësi” tha Doug Brent, Shef i Operacioneve të ICANN. “Kur bëhet fjalë për degën ICANN, ajo do të jetë një përfaqësuese e shkëlqyer e ICANN në komunitetin ndërkombëtar të internetit”.

Para bashkimit me ICANN, Gerich ka punuar me Juniper Networks për nëntë vite, duke shërbuar së fundi si Drejtoresh për Menaxhment të Produkteve Softuerike. Para kësaj, ajo ka punuar si Drejtoresh e Operacioneve pranë @Home Network, që ka ndërtuar dhe operuar shtyllën e parë kombëtare për sjelljen e shërbimeve të internetit nga operatorët kabllor të Amerikës Veriore.

Përveç eksperiencës së saj të gjerë, Gerich ka qenë edhe bashkë-udhëheqëse e IEPG (Internet Planning Gorup), Drejtoresh dhe Bashkë-themeluese e NANOG (North American Network Operators Group) dhe anëtare e IAB (Internet Architecture Board).

LEXO EDHE:  Microsoft e urren Internet Explorer po aq sa ju

Lajmet e fundit>