Siguri

IBM blen BigFix

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
IBM blen BigFix

Kompanitë nuk kanë bërë të ditura termet e blerjes, që u shpalos gjatë ditës së enjte. Për IBM kjo është blerja e 11-të me radhë e ndërlidhur me siguri, qysh prej vitit 2006. Blerja pritet të kompletohet në çerekun e tretë të këtij viti.

BigFix shet softuer që një kompani mund të përdorë që në mënyrë automatike të dërgojë arnime të sigurisë dhe përditësime të softuerit tek qindra e mijëra kompjuterë personal përgjatë rrjetit të saj. Ajo në mënyrë të vazhdueshme monitoron rrjetin për të gjetur makina që nuk kanë përditësimet më të fundit.

BigFix ka rival kompanitë Microsoft dhe Symantec.

LEXO EDHE:  Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit

Lajmet e fundit>