Softuer

IBM CityOne, lojë më e mençur për planifikim të qyteteve

Publikuar , 05 Maj 2010
0
IBM CityOne, lojë më e mençur për planifikim të qyteteve

CityOne ka si synim lojtarë urban dhe student, në vend të lojtarëve të zakonshëm. Softueri i IBM, City One tenton që të ndihmojë planifikuesit e qyteteve të përmirësojnë menaxhimin e ambienteve urbane me menaxhim në kohë reale të ujit, rrjeteve elektrike, rrugëve, etj.

IBM ka bërë thirrje se simulacioni CityOne është një “lojë serioze” që mund të ndihmojë përdoruesit të “zbulojnë mënyrën sesi qytetet dhe industritë e tyre bëhen më të mençura duke zgjidhur probleme të botës reale të bizneseve, ambientit dhe logjistikës”.

Qytetet veçse konsumojnë gati më shumë se 75 për qind të elektricitetit të botës dhe shkaktojnë 80 për qind të emetimeve të karbonit. Dhe këto qytete vazhdimisht janë duke u rritur me shkalla shumë të mëdha. Deri në vitin 2050 jeta e popullsisë urbane pritet të dyfishohet.

Loja do të ofrohet online pa pagesë gjatë vjeshtës së këtij viti, ndrësa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura. 

LEXO EDHE:  Google mbyll aplikacionin Youtube Gaming, transferon shërbimin në faqen e Youtube

Lajmet e fundit>