Biznes

IBM për 20 vite kryeson për patenta

Publikuar , 11 Janar 2013
0
IBM për 20 vite kryeson për patenta

IBMSipas të dhënave nga IFI CLAIMS Patent Services, IBM fitoi 6,478 patenta për pajisje gjatë vitit të kaluar, duke kryesuar listën e fituesve të patentave për vitin e 20-të me radhë.

Me këtë rekord, IBM tejkaloi për 5% vlerën për vitin 2011 për patenta.

Sipas IFI, që bën ndjekjen dhe analizimin e të dhënave në lidhje me patenta nga Zyra e Shteteve të Bashkuara për Patenta dhe Marka Tregtare (USPTO), Samsung-u ishte në vendin e dytë si fituesi më me profil i patentave, me 5,081 patenta që mori në vitin 2012.

Canon u vendos në vendin e tretë me 3,174 patenta, i ndjekur nga Sony (3,032), Panasonic (2,613), Toshiba (2,447), Hon Hai Precision Industry (2,013), GE (1,652) dhe LG Electronics (1,624).

Mbi të gjitha, USPTO paraqiti një rekord për numrin e patentave për pajisje prej 253,155 në vitin 2012, që paraqitej një ngritje me 13 për qind, në krahasim me vitin 2011.

Shtatëmbëdhjetë ndërmarrje amerikane përbënin listën e top 50-es në vitin 2012, që paraqet numër të njëjtë me atë gjatë vitit të kaluar. Numri i ndërmarrjeve aziatike po ashtu ishte i pandryshueshëm me 26, raporton IFI.

Apple kërkon 3 miliardë $ të tjera kundër Samsung

Duke bërë paraqitjen e vet të parë në mesin e top 50-es, Google rriti numrin e patentave të veta gjatë vitit 2012 me 170 për qind në 1,151 patenta dhe u vendos në vendin 21 të IFI-së, që paraqet një ngritje nga vendi 65 sa ishte gjatë vitit 2011.

Apple patenton kthimin virtual të faqeve

Me këtë ngritje prej 170 për qind, Google ka bërë ngritjen më të madhe në mesin e atyre që ndodhen në top 50-she. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Ubuntu 19.04 ka një suprizë për përdoruesit e kartave grafike Nvidia

Lajmet e fundit>