Harduer

IBM prodhon çipin i cili do të ndryshojë industrinë mobile

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Maj 2021
Shumë procesorë 2-nanomtër do të ofrojnë diçka në mes, një balancë mes performancës më të mirë dhe konsumit më të ulët të energjisë. IBM prodhon çipin i cili do të ndryshojë industrinë mobile

IBM pretendon se ka hedhur një hap madhor në teknologjinë çipeve duke prodhuar çipin e parë 2-nanometër. Kompania thotë se në këtë hapësirë ka arritur të vendosë 50 miliardë tranzistorë.

Arkitektura mund të ndihmojë në rritjen e performancës me 45% me të njëjtën sasi energji që përdorin procesorët 7-nanometër ose të konsumojë 75% më pak energji dhe prodhuar të njëjtën performancë.

Shumë procesorë 2-nanomtër do të ofrojnë diçka në mes, një balancë mes performancës më të mirë dhe konsumit më të ulët të energjisë.

Pajisjet mobile me procesorë të tillë do të kenë deri në 4 herë më shumë jetëgjatësi baterie krahasuar me ato 7-nanometër. IBM pretendon se përdoruesit duhet ti karikojnë këto pajisje vetëm 1 herë në katër ditë.

Laptopët nga ana tjetër do të kenë një performancë më të lartë nga procesorë të tillë ndërsa makinat autonome të reagojnë më shpejtë. IBM duket se ja ka arritur i pari të kapërcejë këtë barrierë. Procesori Apple M1 dhe A14 të cilët mbërritën krahasuar Kirin 9000 të Huawei bazohen në teknologjinë 5-nanometër të TSMC.

Prodhues të tjerë si AMD dhe Qualcomm po përdorin teknologjinë 7-nanometër të TSMC edhe pse Snapdragon 888 i prodhuar nga Samsung ka teknologjinë 5-nanometër.

Intel nga ana tjetër do të sjellë teknologjinë 7-nanometër në 2023 dhe aktualisht përdor 14 dhe 10-nanometër. TSMC gjithashtu po punon në teknologjinë 2-nanometër ndërsa vitin e ardhshëm do të prodhojë procesorët e parë 4 dhe 3-nanometër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel konfirmon gjeneratën e re të procesorëve, lamtumirë arkitekturës 14nm?