Analiza

IBM, projekt për të luftuar kancerin e lëkurës

Publikuar , 18 Dhjetor 2014
0
IBM, projekt për të luftuar kancerin e lëkurës

Screen-Shot-Kanceri i lëkurës do të përballet me “armikun” e tij më të keq: Kompjuterët hulumtues të kompanisë amerikane IBM. Ekipi hulumtues i IBM-së do të njoftojë bashkëpunimin me qendrën për luftën ndaj kancerit, Sloan Kettering, në SHBA. Dy ekipet do të punojnë në një teknologji, ku gjatë testimeve, arriti që me sukses të gjurmonte edhe format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës në 97 % të rasteve.

Ky projekt është një përgjigje ndaj iniciativës shtetërore e quajtur “Surgeons General 2014” në luftën për të goditur kancerin e lëkurës. Duke cituar impaktin kombëtar prej 9000 vdekjesh dhe 8 miliard dollar kosto për kurimin, IBM dhe Sloan Kettering kanë gjetur një mënyrë për të aplikuar analiza automatike duke gjurmuar lehtësisht sëmundjen. Ky projekt, i drejtuar nga hulumtuesi Noel Codella, është bazuar mbi teknikat e studimore të kompjuterëve me qëllim gjurmimin e gjërave si për shembull qentë dhe macet në një imazh të caktuar.

Në të njëjtën kohë, Codella tha se Sloan Kettering ka ndërtuar një databazë të imazheve dermatologjike që shfaqin forma të ndryshme të dëmtimeve të lëkurës si dhe elementë të tjerë të sëmundjeve. “Sistemet tona po përdorin këto të dhëna për të mësuar format të cilat janë më të zakonshme të melanomas për të ndihmuar në njohjen e sëmundjes përmes imazheve” tha Codella në një intervistë telefonike.

Codella gjithashtu bëri të ditur se teknologjia e IBM-së ka provuar aftësitë e saj për të analizuar një numër të lartë imazhesh me një shpejtësi dhe saktësi të lartë saqë asnjë doktor nuk është në gjendje ta bëjë. Sistemi është i aftë të vlerësojë një imazh në më pak se një sekondë. Tashmë IBM-ja ka përdorur teknologjinë e saj në testime të kontrolluara të më shumë se 3,000 rasteve të melanomës dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës.

LEXO EDHE:  Apple bëhet pjesë e garës së telefonëve me ekrane që palosen

Codella tha se ky sistem ishte i aftë të identifikonte rastet pozitive dhe negative të kancerit me një saktësi prej 97%. Ndërsa niveli më i lartë i saktësisë tek njerëzi ishte në rangun e 84%. Kjo teknologji aktualisht është akoma në fazën e hulumtimit dhe do të duhet disa kohë përpara se të jetë e disponueshme për dermatologët. Mbase kjo teknologji do të rezultojë aleati më i madh doktorëve dhe pacientëve me kancer lëkure. (PCWorld Albanian)

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>