Biznes

IBM sjell praktikat më të mira të biznesit edhe në Shqipëri

Publikuar , 12 Nëntor 2008
0
IBM sjell praktikat më të mira të biznesit edhe në Shqipëri

Tiranë, 12 Nëntor – Në ngjarjen e sotme “Krijimi i vlerës në TI” IBM ka prezantuar trendët në zhvillimin e teknologjisë informative si dhe përfitimet e përdorimit të zbulimeve teknologjike për qëllime të suksesit të biznesit për herë të parë në Shqipëri.

“Përdorimi i dobishëm për biznes i zbulimeve teknologjike dhe risive tjera që mund të kontribuojë në suksesin e madh në biznes të klientëve tanë është shumë i rëndësishëm për IBM,” thotë Dejan Podgorshek, STK Menaxher për IBM Slloveni, i cili gjithashtu prezantoi zbulimet që në vitet e ardhshme do të ndryshojnë mënyrën në të cilën njerëzit punojnë, jetojnë dhe kalojnë kohën e tyre të lirë: “Zbulimet teknologjike do të sjellin ndryshime radikale në jetët tona në vitet në vazhdim. Nëse një kompani dëshiron t’i përkushtohet rregulloreve “të gjelbra”, do të duhet mund dhe sakrificë. Rregulloret e gjelbra do të jenë më të lehta të ndiqen në të ardhmen, derisa veprime të tilla do të kursejnë edhe të holla në të njëjtën kohë. Një gamë e teknologjive të mençura do të na ndihmojnë të monitorojmë ndikimin tonë në ambient, veçanërisht emetimi i gazrave. Pajisjet e reja në amvisëri do dhe zyre do të ndërlidhen – gjithçka nga lavatriçja deri tek poçat elektrik vazhdimisht do të na informojnë rreth statusit dhe konsumit të tyre aktual. Ne do të jemi në gjendje të monitorojmë pajisjet dhe konsumin e tyre përmes një makine kërkimi online apo telefoni mobil, dhe një sistem i mençur do të na lajmërojë rreth makinerisë që është e kyçur de nuk nevojë të përdoret. Si theksoi Podgorshek, IBM tash do të transferojë përvojën e vet edhe në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Banka JP Morgan, ekzekutivi i së cilës kritikonte Bitcoin lançoi një kriptomonedhë

Hulumtimi global i IBM rreth përgjegjësisë shoqërore të korporatës ka treguar se 68% e menaxherëve në kompani tashmë janë fokusuar në aktivitete që kanë të bëjnë me përgjegjësinë shoqërore, derisa krijojnë mënyra të kërkimit për të ardhura. Në botën e sotme të biznesit, efekshmëria, përdorimi racional i energjisë dhe principet tjera “të gjelbra” janë pjesë e proceseve për marrjen e vendimeve të mençura të biznesit.

Miha Mushiç, STG Menaxher për Përkrahjen e Shitjeve Teknike, IBM CEE tha: “Përpjekjet e IBM për të kursyer energji kanë kursyer 4.6 bilion kWh energji dhe 310 milion USD si dhe ka shmangur emetim të mbi tre milion tonëve të dyoksidit të karbonit që nga 1990. Prezantimi i programit të IBM puno-nga-shtëpia për punëtorët e vet ka kursyer më shumë se 30 milion litra benzinë në vit. Duke kombinuar përvojën tonë në kursimin e energjisë dhe reduktimin e emetimit të dyoksidit të karbonit si dhe proceseve Lean Six Sigma dhe konsulencës Green SigmaTM , IBM inkurajon klientët e vet të aplikojnë këto strategji në bizneset e tyre dhe praktikat në ambient në mënyrë që: të menaxhohet dhe reduktohet emetimi i dyoksidit të karbonit dhe përmirësimi i përdorimit jo efikas të ujit, reduktimi i konsumit të ujit dhe energjisë dhe kostove të ngjashme; përdorni teknika të avancuara analitike në mënyrë që të vendoset një monitorim i vazhdueshëm i emetimit të dyoksidit të karbonit dhe strategji për kontrollin e konsumit të ujit; rrisni profitin përmes aktiviteteve si të ishte tregti me dyoksid karboni.”

Ndryshimet janë karakteristike për tregjet e sotme. Studimi vjetor i CEO të IBM i cili ka përfshirë 1130 shefa ekzekutiv të kompanive (CEO), ka treguar se të gjithë të përfshirët në sondazh nga i gjithë globi kanë treguar se shpejtësia dhe mundësia e ndryshimeve është duke u rritur. Në shumë kompani dhe industri këto ndryshime po bëhen çdo ditë e më të dukshme, ku disa prej tyre ndikojnë edhe në transformim e operacioneve. “Nëse kompanitë janë në gjendje që shpejtë të prezantojnë procese të reja dhe të ndryshme për një grup të caktuar ose operacion, ato mund të përfitojnë nga mundësitë e reja duke lejuar përparësi konkurruese në treg. Nëse procesi i biznesit të kompanisë tuaj është unik dhe revolucionar, ju do të jeni në gjendje të jeni para konkurrencës apo të krijoni një model krejtësisht të ri të biznesit.” Tha Gregor Lonçar, SWG Menaxher për IBM Slloveni. IBM është një nga furnizuesit më të mëdhenj të softuerit në botë. Kompania ndjek dy strategji – strategjinë e biznesit dhe strategjinë konceptuale, të cilat janë prezantuar nga Gregor Lonçar. “Aspekti më i rëndësishëm në fokusimin e një strategjie biznesi është përkushtimi ekskluziv i standardeve të hapura, që e dallon IBM nga konkurrentët. IBM i ofron mundësi përdoruesve të biznesit të zgjedhin mjedisin e përshtatshëm, pasi që ne nuk i lidhim ata në platforma të mbyllura. Numri çdo herë më i madh i përdoruesve zgjedhin solucione që janë të hapura, fleksibile dhe mundësojnë kalimin e shpejtë si dhe mundësinë e kombinimit me ndonjë furnizues apo solucion tjetër. Përbrenda strategjisë konceptuale, lidhja në servce-oriented architecture (SOA) është shumë e rëndësishme pasi që lidh të gjitha pesë shtyllat e rëndësishme të softuerit të IBM (Tivoli, Lotus, Information Management, Websphere dhe Rational). Për më tepër IBM ka marr një hap të rëndësishëm në zhvillimin e programit Lotus. Versioni i ri Lotus 8 i ofron përdoruesve gjithçka ju duhet për kryerjen e punëve personale në Workstation. I tërë koncepti Lotus 8 është i bazuar në ambientin me kod të hapur Eclipse. Ne jemi të bindur se kompanitë që përdorin Lotus 8 do të mund të ulin koston totale të pronësisë (TCO) të softuerit në workstation.”

LEXO EDHE:  Spotify ka 87 milion abonentë me pagesë

Lajmet e fundit>