Harduer

IBM zbulon gjeneratën e re të arkitekturës kompjuterike bazuar në trurin e njeriut

Publikuar , 11 Gusht 2013
0
IBM zbulon gjeneratën e re të arkitekturës kompjuterike bazuar në trurin e njeriut

Shkencëtarët e IBM kanë zbuluar një arkitekturë të re kompjuterike të bazuar në ndërtimin dhe funksionimin e trurit të njeriut.

IBM Research ka njoftuar se ekosistemi i ri softuerik është ndërtuar për të programuar çipat e silikonit, arkitektura e të cilëve është frymëzuar direkt nga madhësia, mënyra e funksionimit dhe përdorimi minimal i energjisë së trurit.

Kompania beson se kjo risi teknologjike do të suportojë aplikacionet e gjeneratës së ardhshme dhe mund të pasqyrojë se deri ku mund të arrijë truri përsa i përket perceptimit, njohjes dhe veprimit.

Në lidhje me këtë inovacion Dharamendra Modha, një prej menaxherëve kryesorë të IBM është shprehur: “Kjo arkitekturë e re kompjuterike përveçse plotëson kompjuterët, i pajis ata me aftësi të reja teknologjike si në programim po ashtu edhe në aplikimin e sistemeve që mund të mësojnë vetë njohuri të reja”.

Për të arritur qëllimin e vet IBM ka krijuar një simulues softuerik që përbëhet nga një rrjet bërthamash neurosinaptike. Gjithashtu është krijuar një model neuroni dixhital, i thjeshtë, i cili përfaqëson njësinë themelore të përpunimit të informacionit në këtë arkitekturë të ngjashme me trurin.

Sipas IBM, ky lloj rrjeti mund të kujtojë, mund të ndiejë madje edhe mund të veprojë në bazë të nxitësve të ndryshëm të mjedisit.

Synimi afatgjatë i IBM-së është krijimi i një çipi që përmban dhjetëra miliarda neurone dhe qindra triliona sinapse pasi ky sistem nuk ka nevojë për më tepër se 1 kilovat energji për të funksionuar. (PCWorld Albanian)

ibm

LEXO EDHE:  CEO i Nvidia: Na surprizoi rënia e kërkesës nga industria kriptografike, kemi tepri kartash grafike në magazina

Tags >

IBM
Lajmet e fundit>