Harduer

IBM thotë se ka krijuar procesorin më të shpejtë në botë

Publikuar , 06 Shtator 2010
0
IBM thotë se ka krijuar procesorin më të shpejtë në botë

Procesori i ri IBM 5.2 Ghz z196 është një procesor për ndërmarrje që është prodhuar duke përdorur teknologjinë 45 nanometër të IBM, dhe veçohet me 1.4 miliard transistor që janë në gjendje të trajtojnë më shumë se 50 miliardë instruksione për sekondë.

Dhe përveç kësaj procesori i ri nga IBM, arrin këtë nivel shpejtësie pa ftohje me bazë në nitrogjen të lëngët. Kjo është edhe arsyeja pse IBM po thekson se është procesori më i shpejtë në treg, me këtë sistem ftohjeje.

LEXO EDHE:  Memoria e re Samsung dërgon smartfonët në nivelin e laptopëve

Lajmet e fundit>