Harduer

IBM, “zbulon” ujin e nxehtë

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
IBM, “zbulon” ujin e nxehtë

IBM ka bërë të ditur se ka instaluar një super kompjuter të ri të ftohur me lëngë në Zvicër, i cili mbanë emrin Aquasar.

Aquasar ishte instaluar në Institutin Federal të Zvicrrës për Teknologji dhe përdor lëng të nxehtë të mbetur nga procesi i nxehjes së ndërtesës së shkollës, për të ftohur super kompjuterin. Super kompjuteri përdor 40% më pak energji sesa një makinë e zakonshme që ftohet me ajër.

IBM ka thënë se kompjuteri ka rreth 58% më pak emetime të karbonit sesa super kompjuterët tjerë falë metodës së ftohjes. Uji i nxehtë që shkon në kompjuterë është në një temperaturë  prej 60 grad celsius dhe uji që del është në temperaturë prej rreth 65 grad celsius. Kjo sipas IBM mjafton për të ftohur super kompjuterin.

LEXO EDHE:  Telefonit me palosje të Huawei i është shtuar një kamër e katërt dhe fibra karboni

Lajmet e fundit>