Lajmet

ICANN kritikohet rreth vonesës së domenit XXX

Publikuar , 07 Maj 2010
0
ICANN kritikohet rreth vonesës së domenit XXX

ICANN origjinalisht ka aprovuar domenin në vitin 2005, por më vonë ka tërhequr vendimin në vitin 2007. Organizata së fundi vonoi edhe nj votë të radhës rreth çështjes kontroverse pasi pyeti këshilluesin gjeneral për “të ekzaminuar
” çështjen.

“Ky ka qenë një proces 7 milion dollarësh, duke na kushtuar 5 milion dollarë për fatura legale dhe 2 milion dollarë për ICANN” tha Stuart Lawley, drejtor i ICM Registry, që ka lobuar p domenin XXX.

“Origjinalisht, vendimi është shtyrë politikisht por tani për ICANN, nuk bëhet fjalë për të pranuar se ata e kishin gabim”.

Megjithatë, një zëdhënës i ICANN ka insistuar se grupi ishte një “entitet global” që ishte duke “kërkuar në mënyrë aktive komentet e shumë njerëzve anëtarët të komunitetit, në çështje të rëndësishme si kjo”.

Pavarësisht kësaj, Lawley tha se ai po vazhdon të frustrohet vazhdimisht me vonesën e ICNN dhe taktikat e saja për vonesa të panevojshme. Ai theksoi se një domen specifik për përmbajtje pornografike do t’i ndihmonte prindërit që të bllokojnë qasjen për përmbajtjeje të papërshtatshme për fëmijët e tyre.

“Një prej kërkesave është se secili që regjistron një domen .XXX duhet të përmbajë meta-tag që në mënyrë automatike të kapen nga shfletues të popullarizuar dhe të lejojnë njerëzit që dëshirojnë të evitojnë përmbajtjen, ta bëjnë këtë me lehtësi” shtoi ai.

LEXO EDHE:  Debuton WordPres 5.0 me editorin e ri Gutenberg

Lajmet e fundit>