Lajmet

ICANN përgëzon Rusinë

Publikuar , 13 Maj 2010
0
ICANN përgëzon Rusinë

“Rusia ka arritur një hap të rëndësishëm duke u bërë shteti i parë që ka aprovuar emrin e domenit të ndërkombëtarizuar në Cirilice” tha Beckstrom gjatë ditës së sotme gjatë një seance ët hapur me Forumin Qeverisës të Internetit të Rusisë në Moskë. “Kjo do të thotë se 96 milion rusë që momentalisht nuk janë online mund të jenë gjatë të ardhmes në mesin e miliarda përdoruesve të internetit”.

Rusia është në mesin e grupeve të para të shteteve që do të përdor karaktere jo-latine në domen të nivelit më të lartë të kodit shtetëror (ccTLD) të pjesës së adresës së internetit, përkatësisht në pjesën e djathtë prapa pikës. Pra kjo do të thotë se në vend që të shkruaj pikë-rf kur shkruhet një adresë cilirice në ueb shfletues, rusët do të jenë në gjendje të përdorin karaktere cilirice.

“Emrat e ndërkombëtarizuar të domeneve do t’i kenë dyert e hapura për ata që kanë gjuhë primare që përmban karaktere jo-latine, siç është rasti konkret me rusët që përdorin cilirice” tha Beckstrom.

Por shefi ekzekutiv i ICANN thekson se tentimet e suksesshme të Rusisë për të sjellë gjuhën e saj amë në të gjitha pjesët e domenit të interneti është vetëm një shembull i nevojës së shteteve për një paraqitje të mirë në botën e re online.

Ai theksoi se gjersa 45 milion Rusë, 35 për qind e popullatës, kanë qasje në internet, ndërsa më shumë se dyfishi i këtij numri nuk është online.

Lideri i ICANN ngriti lartë edhe pjesëmarrjen e qeverisë Ruse në tentimet e saja globale për të luftuar cyber-kriminelët. “Është një sfidë globale që kërkon zgjidhje në nivel global. Rusia dhe shumë shtete tjera e kuptojnë këtë. Me këshillin e sigurisë nacionale të Rusisë, Departamentin Shtetëror të SHBA-së, Bashkimin Evropian, Kinën, Indinë dhe të tjerët, bisedimet për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e cyber-sigurisë janë duke vazhduar” përfundoi ai.

LEXO EDHE:  Tesla do të ndërtojë një megafabrikë për prodhimin e makinave në Gjermani

Lajmet e fundit>