Vëzhgim

ICANN: Pritet zgjerim historik i adresave të internetit

Publikuar , 30 Nëntor 2010
0
ICANN: Pritet zgjerim historik i adresave të internetit

Bordi i drejtorëve të ICANN do të vë në konsiderim kufizimin e numrit të zgjerimit të adresave të internetit, të cilat quhen generic-top leve domain (gTLD), që do të mund të zgjerojë listën e tanishme prej 21 zgjerimeve (si për shembull .com, .net, .org, etj) në një bashkësi shumë më të madhe të fjalëve dhe karaktereve, duke e bërë në këtë mënyrë një ndryshim dramatik në adresat e internetit.

Takimi në Kartagjenë do të jetë gjithashtu edhe një prej takimeve më të qasshme nga gazetarët ndërkombëtar që nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Kolumbi.

“Ne gjithnjë kemi punuar bashkërisht që gjatë takimeve tona dhe konferencave për media, t’iu ofrojmë të gjithë gazetarëve kudo që janë qasje me lehtësi” tha Brad White, Drejtor i Marrëdhënieve Globale me Media pranë ICANN. “Por ky takim në veçanti është kaq i rëndësishme sepse të gjithë gazetarëve kudo që janë do t’u ofrohet mundësi të kenë qasje në takim. Ne kemi rritur kapacitetet tona për të akomoduar pa problem interesin në rritje e sipër të organizatave globale të lajmeve”.  

Gjatë mbledhjes pritet që në mes tjerash të diskutohet edhe gjenerimi i nivelit të radhës të adresave të internetit, IPv6, pasi që dihet se standardi i tanishëm IPv4 është afër fundit të kapaciteteve.  Takimi do të mbahet me 5 deri më 10 dhjetor të këtij viti. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>