Lajmet

Ice Cream Sandwich në vetëm 16% të pajisjeve Android

Publikuar , 02 Gusht 2012
0
Ice Cream Sandwich në vetëm 16% të pajisjeve Android

Google ka njoftuar se versionet e fundit të sistemit operativ Android, Ice Cream Sandwich dhe Jelly Bean po hasin në vështirë për të depërtuar në pajisjet mobile.

Shifrat, bazuar në pajisjet aktive në Android që e përdorin dyqanin Play brenda dy javëve të kaluara, pohojnë që Gingerbread 2.3 mbetet versioni më i përdorur i sistemit operativ Android, me mbi 60 për qind të instalimeve.

Ndërsa, Ice Cream Sandiwch 4.0.x tani më është me pothuajse 16 për qind të instalimeve. Kjo është një ngritje prej 50 për qind në krahasim me një muaj më parë. Instalimet e Jelly Bean janë në 0.8 për qind, me vetëm dy pajisje zyrtare Nexus të Google që e marrin versionin e fundit.

Se cilat pajisje do ta përdorin azhurnimin Jelly Bean mbetet të shihet: Sony ka thënë që planet e veta janë ende në dyndje duke pasur reagime negative për sugjerimet që disa telefonë të fundit të lihen prapa, derisa LG ka pranuar që disa nga telefonat e vet do të mbesin në versionet e tanishme.

ASUS ka qenë më në disponim, ashtu si HTC, që ka pohuar se One X, One S dhe One XL do ta marrin versionin e fundit. Samsung ende pritet të tregojë se kur pajisja e vet më e shitur, Galaxy S III, do të azhurnohet me versionin e fundit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook ju gjurmon edhe sikur të ç'aktivizoni GPS

Lajmet e fundit>