Lajmet

iCloud ka një problem serioz sigurie

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Nëntor 2022
Problemi ndodh kur është i aktivizuar regjistrimit HDR dhe HEVC dhe në versionin më të fundit të iCloud për Windows kur shkarkohet nga Microsoft Store. iCloud ka një problem serioz sigurie

Disa përdorues të iCloud raportuan probleme serioze me shërbimin i cili po korrupton video dhe ruan imazhe të njerëzve të panjohur.

Përdoruesit postuan në forumet e MacRumors ku njëri prej tyre thoshte se videot e regjistruara me iPhone 14 Pro kishin vija ndërsa brenda tyre gjendeshin edhe foto të njerëzve të panjohur, me shumë gjasa nga llogaritë e përdoruesve të tjerë të iCloud.

Fotot të familjeve të përdoruesve të tjerë, lojëra futbolli apo foto të tjera të rastit janë shfaqur.

Problemi ndodh kur është i aktivizuar regjistrimit HDR dhe HEVC dhe në versionin më të fundit të iCloud për Windows kur shkarkohet nga Microsoft Store.

Numri i përdoruesve që kanë raportuar problemet është shtuar dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me ata që kanë një iPhone 13 Pro.

Nëse imazhe po vinë nga përdorues të tjerë, kemi të bëjmë me një problem serioz sigurie. Askush nuk e di nga po vinë këto imazhe dhe pa kuptuar burimin është e vështirë të thuhet nëse llogaritë e disa përdoruesve janë kompromentuar.

Për fatin e mirë nuk duket një problem i përhapur në masë por nuk siguron askënd se fotot e tyre nuk janë ndarë në mënyrë aksidentale me përdorues të tjerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sot bëhen 11 vite nga ndarja nga jeta e Steve Jobs