Lajmet

iCloud nuk funksionon në versionin e fundit të Windows 10-ës

Nov 19 2018
0 Shpërndarje
Ky është problem serioz sidomos për dikë që ka nevojë të aksesojë në moment fotot nga kompjuteri i tij. iCloud nuk funksionon në versionin e fundit të Windows 10-ës

Rikthimi i Përditësimit të Tetorit 2018 në Windows 10 nuk ishte lajm i mirëpritur nga të gjithë.

Microsoft tha se është duke punuar me Apple për të adresuar një problem të iCloud në Windows i cili nxjerr jashtë funksioni sinkronizimin e fotove në versionin e fundit të Windows 10-ës.

Ky është problem serioz sidomos për dikë që ka nevojë të aksesojë në moment fotot nga kompjuteri i tij.

Se kur do të zgjidhet problemi mbetet për tu mësuar po dy kompanitë janë duke marrë masat e duhura.

Përdoruesit me iCloud për Windows të instaluar nuk do të mund të marrin përditësimin e fundit të Windows 10-ës dhe ata që përpiqen ta bëjnë manualisht do të njoftohen se iCloud nuk është funksional në këtë version. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>