Lajmet

ICT Awards fton studentët e UBT ti bashkohen edicionit të 7-të garës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Mars 2019
0
Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mund të aplikojnë vetëm në formatin online përmes www.ictawards.org në njërën prej kategorive. ICT Awards fton studentët e UBT ti bashkohen edicionit të 7-të garës

Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë ishte destinacioni i radhës së edicionit të 7-të të ICT Awards.

Ekipi i garës mbarëkombëtare në teknologji pati kënaqësinë të prezantonte garën për të disatin vit me radhë me studentët e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë duke i informuar rreth formave të aplikimeve dhe shpërblimeve që sjell çdo kategori.

Koordinatori i garës Ardian Alaj ftoi të gjithë të rinjtë që kanë zhvilluar projekte në fushën e teknologjisë gjatë vitit të kaluar ti bashkohen kësaj gare.

Ai tha se përveç çmimeve që bartin në vete kategoritë, kandidatët kanë mundësi të marrin mbështetje financiare si bursa të plota, trajnime profesionale, punë praktike, mjete teknologjike apo edhe promovim të nismave të tyre.

Si gjithmonë mikpritje e ngrohtë nga stafi i UBT-së, të cilët surprizojnë me organizimin, studentët e shkëlqyer dhe shumë projekte të realizuara.

UBT është gjithashtu sponsor i këtij aktiviteti tashmë tradicional ku ndër të tjera ofron bursa të plota studimi për finalistët dhe fituesit e ICT Awards.

Përgjatë një muaji janë organizuar mëse 25 takime në shkolla, universitete, qendra dhe hapësira inovacioni në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Kosovën Lindore.

Takimet do të vijojnë deri në mbyllje të aplikimeve që do të jetë dita e Shtunë data 30 Mars ora 00:00.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mund të aplikojnë vetëm në formatin online përmes www.ictawards.org në njërën prej kategorive.

Ky edicion u hap në shtatë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Cyber Security.

Ditën e sotme ICT Awards do të vijojë me një takim në Kolegjin Riinvest, takime që organizohen prej disa vitesh në këtë institucion arsimor. /ICTAwards.org

LEXO EDHE:  Edicioni i 7-të i ICT Awards zbuloi më të mirët e kombit në teknologji

Lajmet e fundit>