Lajmet

ICTSlab me financimin e GIZ plotëson ëndrrën për 100 të rinj në Tiranë e Korçë: trajnim falas në teknologji bashkë me punën

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Shtator 2019
0
Janë pikërisht pozitat e vështira në të cilat ndodhet sot rinia që ka bërë që shumë prej tyre të drejtohen drejt aftësive të shekullit 21 dhe ICTSlab po i përgatit të rinjtë për këtë sfidë. ICTSlab me financimin e GIZ plotëson ëndrrën për 100 të rinj në Tiranë e Korçë: trajnim falas në teknologji bashkë me punën

Qendra laboratorike ICTSlab në bashkëpunim me GIZ sjellin në Tiranë një projekt i cili ka për qëllim trajnimin e 100 të rinjve dhe nxitjen e punësimit në fusha të ndryshme si: zhvillim aplikacionesh iOS dhe Android, programim Python, menaxhim të rrjeteve sociale dhe dizajn grafik.

Projekti i quajtur Tech4Good është një iniciativë e fundit e ICTSlab me në fokus përgjegjshmërinë sociale dhe ju vjen në ndihmë kategorive të ndryshme të shoqërisë.

Me mbështetjen e GIZ, kjo nismë do të mbetet dhe pasurohet më tej në të ardhmen falë partneritetit të gjerë të ICTSmedia.

ICTSlab   ICTSlab

Trajnimet të cilat do të bazohen në një qasje të dyfishtë e cila kombinon teorinë me punën praktike kanë për qëllim tu vinë në ndihmë kryesisht studentëve me asistencë ekonomike, fëmijëve jetimë, të rinjve të papunë, të rinjve të kthyer nga emigracioni në vendet e Bashkimit Evropian si dhe femrave në teknologji të moshave 19 deri në 35 vjeç.

Veçanërisht në fokus do të jenë femrat. Edhe pse niveli i papunësisë është thuajse i barabartë mes meshkujve dhe femrave, në grupmosha të ndryshme është në nivel më të lartë tek femrat.

Me projektin Tech4Good, ICTSlab dhe GIZ synojnë të nxisin dhe lehtësojnë punësimin e këtyre kategorive dhe grupmoshave në fushat rreth të cilave përqendrohet trajnimi.

ICTSlab është një qendër laboratorike e certifikuar për trajnimet në gjuhën e programimit Python si dhe prej një viti ofron kurse dhe trajnime në fusha të ndryshme të teknologjisë si zhvillime aplikacionesh, programim, robotikë dhe ka sjellë në Tiranë disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare në teknologji.

 

Sot bota ndodhet përballë një nevojë për një paradigme edukimi, një e cila lëviz më shpejtë sesa institucionet tradicionale të edukimit dhe mëson aftësitë e kërkuara për punët e sotme.

LEXO EDHE:  Me mbështetjen e ICTSlab, Microsoft Albania dhe SwissContact sjellin Hour of Code në Tiranë

Janë pikërisht pozitat e vështira në të cilat ndodhet sot rinia që ka bërë që shumë prej tyre të drejtohen drejt aftësive të shekullit 21 dhe ICTSlab po i përgatit të rinjtë për këtë sfidë.

Të interesuarit të cilët duan të aplikojnë për bursën e trajnimit ftohen të plotësojnë formularin me informacionet përkatëse.

Për të rejat dhe zhvillimet më të fundit rreth trajnimeve, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare www.ictslab.com ose faqen e ICTSlab në rrjetin social Facebook.

Lajmet e fundit>