Lajmet

ICTSlab organizon një Sesion Informativ me të rinjtë e qytetit të Tiranës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shkurt 2019
0
Për të gjithë nxënësit që janë në përfundim të 9-vjeçares, gjimnazistët dhe të rinjtë deri në moshën 19 vjec, kanë shansin e artë të trajnohen në planprogramet më bashkëkohore të cilat ICTSlab sjell në Shqipëri për aftësimin e të rinjve me njohuritë e shekullit 21. ICTSlab organizon një Sesion Informativ me të rinjtë e qytetit të Tiranës

Ditën e Premte, datë 01 Mars 2019, ora 18:00 ICTSlab organizon një aktivitet të hapur për të rinjtë e qytetit të Tiranës të interesuar për të avancuar njohuritë e tyre në Teknologji, Programim dhe rrjedhimisht të krijojnë oportunitetet për një profesion të sigurt të së ardhmes së afërt.

Nëse je nxënës i shkollës së mesme, student universiteti, i apasionuar pas Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, atëherë kemi kënaqësinë të ftojmë në ICTSlab për t’ju njohur me mundësinë që mund të ndryshojë të ardhmen tuaj profesionale.

Për të gjithë nxënësit që janë në përfundim të 9-vjeçares, gjimnazistët dhe të rinjtë deri në moshën 19 vjec, kanë shansin e artë të trajnohen në planprogramet më bashkëkohore të cilat ICTSlab sjell në Shqipëri për aftësimin e të rinjve me njohuritë e shekullit 21.

Ky planprogram ka për qëllim të njohë nxënësit me konceptet bazë të programimit, duke mësuar fillimisht të programojnë me gjuhën programuese Python, zhvillimin e aplikacioneve Mobile ne App store dhe Android, zhvillimin e faqeve ueb, njohja me arkitekturën e kompjuterit, platforma e zhvillimit të lojërave elektronike, e në vazhdim, të mësojnë konceptet bazë të elektronikës dhe robotikës duke i gërshetuar ato njohuri me shfrytëzimin e pllakës Raspberry Pi. Njohuri këto të cilat përfaqësojnë vetëm disa dimensione që do shqyrtohen në detajet më të vogla me kalimin e planprogramit 15-19.

Nxënësit që do ndjekin këtë planprogram do të mësojnë pafund koncepte që lidhen me programimin, si dhe do të mund të çojnë në një dimension tjetër çdo njohuri që ata mund të kenë në programim, por jo vetëm. Ata do të arrijnë të kuptojnë pikat e tyre më të forta në ndonjë modul të caktuar dhe me mbështetjen e përkushtimin e stafit të ICTSlab, do të mundësohet zhvillim i mëtejshëm i këtyre pikave të forta.

LEXO EDHE:  Kërkesa e ulët për iPhone XS dhe XS Max detyron Apple të rifillojë prodhimin e iPhone X

Axhenda:

18:15 Prezantimi i përgjithshëm i kurrikulave nga Esmeralda Shala
18:30 Prezantimi i kurrikulave të Python nga Johnny Siman
18:45 Prezantimi i kurrikulave të Game Design nga Engjell Rraklli
19:00 Prezantimi i kurrikulave Asp.Net Core MVC, Angular with Firebase, C# nga Ervis Trupja
19:15-20:00 Networking cocktail & drinks dhe njohja me ofertat e ICTSlab.

Të pranishmit do të përfitojnë zbritje -30% për 6 muajt e parë të planprogramit. ICTSlab është qendra më e re e inovacionit, laboratori multifunksional i cili është shndërruar në shtëpi të dytë për shumë fëmijë të grupmoshave 7-14 vjeç.

Ky laborator ka për qëllim të përgatisë fëmijët tanë për sfidat që i presin në shekullin 21 si dhe ti inkurajojë ato të përqafojnë teknologjinë, komunikimit, inovacionin, përmes plan-programeve në Scratch, robotikë, Arduino Labs si dhe ti familjarizojë me teknologjitë më bashkëkohore.

ICTSlab në Tiranë sjell disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, forcimit të logjikës, nxitjen e të mendurit kritik dhe kreativ, promovimit të punës në ekip, eksplorimet artistike dhe vënien në praktikë të metodologjive më të mira në tregun ndërkombëtar.

Më shumë informacion rreth aktivitetit dhe plan programit 15-19 vjeç gjeni duke vizituar faqen zyrtare www.ictslab.com. Gjithashtu për të rejat më të fundit nga aktiviteti ju ftojmë të ndiqni faqen e ICTSlab në Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>