Lajmet

ICTSlab sjell planprogramin risi OpenAI me profesorë të specializuar Amerikanë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Gusht 2019
0
Planprogrami më i ri Qendrës Laboratorike ICTSlab sjell në vëmendjen e shumë të rinjve një teknologji të së ardhmes e cila bazohet në matematikë, logjikë, filozofi, probabilitet, linguistikë, neuroshkencë dhe teoritë e vendimmarrjes. ICTSlab sjell planprogramin risi OpenAI me profesorë të specializuar Amerikanë

Inteligjenca artificiale do të formësojë të ardhmen tonë më shumë se çdo inovacion tjetër që do të shoqërojë këtë shekull. Kushdo që nuk e kupton do ta gjejë vetveten të ngelur pas duke ecur në një botë plot teknologji e cila bëhet çdo ditë edhe më magjike.

Shumica e teknologjive që sillen sot rreth nesh fuqizohen nga inteligjenca artificiale. Aq e pranishme është saqë mjafton të drejtoni kamerën e smartfonit tuaj në një tekst në një gjuhë të huaj dhe automatikisht do të përkthehet nga një aplikacion.

Planprogrami më i ri Qendrës Laboratorike ICTSlab sjell në vëmendjen e shumë të rinjve një teknologji të së ardhmes e cila bazohet në matematikë, logjikë, filozofi, probabilitet, linguistikë, neuroshkencë dhe teoritë e vendimmarrjes.

Akredituar në Maj të këtij viti për të ofruar trajnime në këtë fushë nga OpenEDG Python Institute, Qendra Laboratorike Multifunksionale ICTSlab në Tiranë për herë të parë do të sjellë për moshat 12-16 vjeç dhe 16-19 vjeç një planprogram risi quajtur OpenAI përmes Python.

Python është një prej gjuhëve të programimit me rritjen më të shpejtë sot në botë dhe ka shumë arsye pse po përqafohet nga profesionistët por edhe të rinjtë.

Me 8.2 milionë zhvillues aktivë sot në botë, Python përdoret nga emra të mëdhenj si Google, Facebook, PayPal, Instagram, Netflix, Reddit dhe Dropbox.

Përdoret gjerësisht në robotikë, machine learning dhe inteligjencë artificiale ndërsa Python konsiderohet një domosdoshmëri në institucionet arsimore me profil teknologjinë në mbarë botën.

Ky planprogram do të instruktohet nga profesorë të specializuar Amerikanë që janë pjesë e qendrës dhe qëllimi i tij është që ti ndihmojnë fëmijët të kuptojnë më mirë sesi të trajnojnë agjentë video lojërash në OpenAI Retro Gym.

LEXO EDHE:  Kriptomonedhat e vogla morën goditjen më të rëndë nga vështirësitë që po kalon Facebook Libra

Çfarë do të përfitojnë fëmijët nga ky planprogram?

Me përfundimin e këtij planprogrami fëmijët mund të ndërtojnë rrjetet e tyre neurale duke përdorur 3 lojëra të ndryshme përcaktuar nga instruktori dhe një lojë nga një grup lojërash të përzgjedhura po nga instruktori.

Çfarë niveli njohurish në matematike janë të nevojshme për tu bërë pjesë e këtij kursi?

Pak algjebër lineare dhe pak koncepte rreth llogaritjeve kërkohen në fushën e inteligjencës artificiale, por ky kurs është dizajnuar duke pasur fëmijët në mendje, andaj bazat e matematikës janë mësë të mjaftueshme. Vullneti për të mësuar dhe mendimi kreativ janë po aq të rëndësishme sa aftësitë dhe njohuritë në matematikë.

Kohëzgjatja dhe përshkrimi i planprogramit

Java 1: Mësimi i bazave të Python: Variablat, operacionet matematikore dhe kontrolli i strukturave të të dhënave, funksioneve dhe klasave.

Java 2: Ushtrime logjike. Mësimi i Gym dhe testimi i disa lojërave

Java 3: Teoria bazike e Machine Learing

Java 4: Trajnimi i Rrjetit të Parë Neural

Java 5: Trajnimi i Rrjetit të Dytë Neural

Java 6: Trajnimi i Rrjetit të Tretë Neural

Java 7: Projekti Final

Java 8: Java e Diplomimit dhe Prezantimit të projekteve

E gjitha që ju duhet për tu bërë pjesë e këtij planprogrami janë njohuri bazike në matematikë dhe aftësinë për të menduar logjikisht. Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare të ICTSlab.

Tags >

ICTSlab
Lajmet e fundit>