Lajmet

ICTSlab, UNICEF Albania dhe Bashkia Tiranë organizojnë workshop me tematikë sigurinë në internet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Korrik 2019
0
Gjatë aktiviteteve që organizohen në kuadër të Friendly Wi-Fi do të ketë plot lojëra, muzikë aninim dhe shumë aktivitete të tjera ndërgjegjësuese. ICTSlab, UNICEF Albania dhe Bashkia Tiranë organizojnë workshop me tematikë sigurinë në internet

Qendra laboratorike multifunksionale ICTSlab në bashkëpunim me UNICEF Albania dhe Bashkinë Tiranë organizon workshopin e hapur në Pedonalen Murat Toptani në Tiranë me tematikë sigurinë në internet.

Ky workshop i titulluar “Be Internet Awesome” organizohet në kuadër të projektit Friendly Wi-Fi Albania më 18 Korrik 2019-ën nga ora 18:00 deri në orën 21:30.

Nisma “Tirana Friendly Wi-Fi”, e cila vjen si bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës dhe zyrës së UNICEF në Shqipëri, mundëson përdorimin e internetit falas, të filtruar nga informacioni i dëmshëm dhe i paligjshëm online, për të mbrojtur fëmijët dhe familjet  e tyre.

Bashkia e Tiranës, është e para Bashki në rajon, që tashmë zotëron certifikatë, për të ofruar “Friendly Wi-Fi”.

Tirana Friendly Wi-Fi është një alternativë e lehtë për t’u përdorur dhe që filtron materialet e papërshtatshme. Është një simbol i njohur ndërkombëtarisht certifikimi, i sigurt, i besueshëm dhe i shpejtë. Projekti i mbron fëmijët nga pornografia dhe materiale të tjera të dëmshme për ta.

Gjatë aktiviteteve që organizohen në kuadër të Friendly Wi-Fi do të ketë plot lojëra, muzikë aninim dhe shumë aktivitete të tjera ndërgjegjësuese.

Workshopit “Be Internet Awesome” mund ti bashkohen fëmijë dhe prindër ku do të njihen edhe me gjenitë e internetit që gumëzhijnë çdo ditë në ambientet e ICTSlab. Ai vjen në vazhdën një mori aktivitetesh që ka organizuar dhe mbështetur kjo qendër inovative.

Aktualisht në hapësirat e kësaj qendre po zë vend Kampi Veror i Teknologjisë me fëmijë të moshave 7-14 vjeç dhe do të vijojë deri në ditët e para të muajit Gusht për një verë të paharrueshme për kreativët e vegjël të qytetit të Tiranës.

Pse duhet të përdorni Tirana Friendly Wi-Fi?

Sepse interneti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në jetën e fëmijëve dhe interneti është një mjet i fuqishëm, që ndikon rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve.

LEXO EDHE:  Më 27-28 Korrik në ICTSlab organizohet maratona e redaktimit Wikivoyage për zgjerimin e përmbajtjes turistike të Shqipërisë dhe Kosovës

Wi-Fi është duke u përhapur me shpejtësi, gjendet kudo dhe shpesh është falas dhe në vend të “kontrollit të fëmijës”, Tirana Friendly Wi-Fi ofron një mundësi filtrimi “miqësore për fëmijët dhe familjet”në mjediset e Parkut të Liqenit. /ICTSlab

Lajmet e fundit>