Lajmet

ICTSmedia dhe Vodafone Disruption Camp organizojnë tryezën e rrumbullakët me të ftuar specialistin e inovacionit Erik Kristiansen

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Kësaj tryeze të rrumbullakët do ti bashkohen përfaqësues startupesh, kompanish, të ftuar nga ekosistemi lokal dhe ndërkombëtar i sipërmarrjes dhe inovacionit. ICTSmedia dhe Vodafone Disruption Camp organizojnë tryezën e rrumbullakët me të ftuar specialistin e inovacionit Erik Kristiansen

Më 1 Tetor ICTSmedia në bashkëpunim me Vodafone Disruption Camp organizon një tryezë të rrumbullakët me të ftuar një personalitet të shquar të skenës së startupeve dhe ekosistemit të inovacionit në Danimarkë z. Erik Kristiansen.

Takimi do të mbahet pranë qendrës më të re të inovacionit hapur në Tiranë, ICTSlab, e themeluar në Prill të 2018-ës si pjesë e vizionit të shtëpisë botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit ICTSmedia.

Erik Kristiansen është një specialist i shquar inovacioni. Pas një eksperience disa vjeçare në mësimdhënies, konsultës, menaxhimit të edukimit dhe me disa kompani të themeluara prej tij, në 2015-ën themeloi BRAINS, një kompania e fokusuar në invacionin e shërbimeve dhe produkteve.

Aktualisht BRAINS është angazhuar me projekte inovacioni në Azi, Evropë dhe Afrikë. Eriku ka drejtuar mese 30 projekte ndërkombëtare inovacioni me mbështetjen e partnerëve globale si Google, Samsung dhe shumë SME.

Ekipi i BRAINS është i specializuar në lidership, zhvillim të qëndrueshëm, design thinking, modelim biznesi dhe metodologji për rritjen e startupeve.

Vullnetarisht ai ka mentoruar startupe nga Finlanda, Gjermania, Kenia, Ghana dhe Uganda duke u fokusuar tek impakti social.

Axhenda:

  • Dita: 1 Tetor 2018, Ora 17:00
  • Kohëzgjatja e aktivitetit: 90 minuta + 15 minuta rrjetëzim

Aktiviteti do të ketë në fokusin e tij shkëmbimin e eksperiencave mes pjesëmarrësve, dialogun për sfidat e inovacionit, adresimin e problematikave me të cilat përballet komunitetit i startupeve në vendin tonë por edhe Evropë e shumë të tjera.

Kristiansen do të sjellë produktin B&O A2 përmes të cilit do të diskutojë dy elementë kyçë: qasjen konsumatore ndaj inovacionit të produktit dhe qasjen transformuese të ekosistemeve përmes bashkëpunimit mes korporatave dhe startupeve.

Kësaj tryeze të rrumbullakët do ti bashkohen përfaqësues startupesh, kompanish, të ftuar nga ekosistemi lokal dhe ndërkombëtar i sipërmarrjes dhe inovacionit.

Laboratori multifunksional ICTSlab ka në fokus edukimin, inovacionin dhe sipërmarrjen do të përgatisë rinjtë shqiptarë për sfidat e reja të këtij shekulli.

Lehtësisht i aksesueshëm për studentët dhe profesionistët, ICTSlab gjendet shumë pranë Qytetit Studenti. /PCWorld Albanian

Të interesuarit që duan ti bashkohen kësaj tryeze të rrumbullakët mund të kontaktojnë në [email protected] për tu regjistruar.

Lajmet e fundit>