Lajmet

ICTSmedia ofron pozicione vakante pune në Tiranë dhe Korçë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Korrik 2019
0
ICTSlab është qendër e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin profesional e cila ka në target përgatitjen e të rinjve për sfidat e shekullit 21. ICTSmedia ofron pozicione vakante pune në Tiranë dhe Korçë

Shtëpia botuese lider në fushën e teknologjisë në rajon ICTSmedia ka hapur pozicione vakante pune si Instruktor në STEM, dhe asistent instruktor, për fëmijë dhe adoleshentë, në dy vendndodhje të ndryshme, Qendra laboratorike e Inovacionit në Tiranë ICTSlab si dhe pranë Qytezës së Fëmijëve në Korçë.

Për të gjithë të interesuarit ICTSmedia ofron 4 pozicione pune në profilin Senior Trainer, 4 pozicione pune në profilin Trainer dhe 2 pozicione në profilin Asistent Zyre. Vendi i punës ofrohet në Qendrën Laboratorike ICTSlab në Tiranë dhe në Qytezën e Fëmijëve në Korçë.

Senior Trainer/ Trainer

Për të gjithë të interesuarit në këto profilet rekomandohet që të ketë eksperiencën dhe njohuritë themelore si mëposhtë:

  • Të ketë përfunduar studimet Bachelor veçanërisht në Elektronikë, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike, TIK apo drejtime të tjera ekuivalente.
  • Përvojë në zhvillim front-end ose ekuivalente.
  • Njohuri në STEM (si: Scratch, MineCraft, Stencyl, Lego MindStorm, Web development, Raspberry Pi, Arduino, Electronikë, ose programe alternative të një lloji të ngjashëm).
  • Njohuri në HTML, CSS dhe JavaScript, Python apo gjuhë të tjera do të përbënin avantazh.
  • E/I gatshëm për të mësuar dhe zhvilluar kurrikula të reja mësimore.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe person që e pëlqen punën me fëmijë dhe adoleshentët.
  • Aftësi të mira në punën në grup.

Eksperienca dhe njohuri që përbëjnë avantazh:

  • Eksperiencë e mëparshme si mësues, trajnues ose përvoja të tjera pune me të rinjtë në fushën e ICT.
  • Të ketë përfunduar studimet Master veçanërisht në Elektronikë apo Shkenca Kompjuterike, Informatikë ekonomike, TIK apo drejtime të tjera ekuivalente.

Krahas profileve të lartpërmendura ICTSmedia ofron 2 pozicione pune në profilin Asistent Zyre, një në Qendrën Laboratorike ICTSlab dhe një në Qytezën e Fëmijëve në Korçë.

LEXO EDHE:  Pse Note 10 nuk duhet të jetë flagshipi i radhës i Samsung që duhet të blini

Asistent Zyre

Të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë në këto profile pune rekomandohen përmbushja e kritereve si mëposhtë:

  • Të kenë përfunduar studimet e larta ose ekuivalente
  • 2-3 vite eksperiencë pune;
  • Aftësi në aplikacionet e MS Office, CRM etj;
  • Pjekuri, besueshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi shumë të mira ndër-personale dhe në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri shumë të mira në Anglishten e shkruar dhe të folur.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe person që e pëlqen punën me fëmijë dhe adoleshentët.

ICTSmedia është shtëpi botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë, publikuese e disa prej mediave online më të lexuara të teknologjisë, organizatore Albanian ICT Awards, themeluese e Qendrës Laboratorike ICTSlab, dhe mbështetëse e një sërë aktivitetesh në fushën e teknologjisë në Shqipëri dhe mbarë trevat shqipfolëse ndër vite.

ICTSlab është qendër e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin profesional e cila ka në target përgatitjen e të rinjve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia, Albanian ICT Awards dhe partneritetit të zgjeruar.

Të interesuarit për këtë mundësi pune ju lutemi të na kontaktoni duke dërguar CV-në në adresën [email protected], si dhe duke specifikuar në subjekt Titullin e Pozicionit që po aplikoni. Afati i fundit për aplikim është data 19 Korrik 2019. /ICTSlab

Lajmet e fundit>