Lajmet

ICTSlab, kurse online pa pagesë për teknologjinë për të gjithë fëmijët e trevave Shqiptare dhe Diasporës

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Mars 2020
0
Kjo platformë mundësohet nga ICTSmedia dhe mbështetet nga Vodafone Albania. ICTSlab, kurse online pa pagesë për teknologjinë për të gjithë fëmijët e trevave Shqiptare dhe Diasporës

Si një fryt i eksperience të gjatë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT, shtëpia botuese ICTSmedia lancon laboratorin virtual të inovacionit me fokus Edukimin e cila ka në target përgatitjen e të rinjve nga e gjithë bota për sfidat e shekullit 21.

Ky projekt i konceptuar që në themelim, ishte parashikuar të vihej në jetë në Shtator të këtij viti, megjithatë rrethanat e krijuara nga izolimi masiv i nxënësve në Shqipëri, rajon dhe nëpër Botë, vjen si një zgjidhje sa e vështirë aq edhe jetike për edukimin kur njerëzimi përballet me momente shumë të vështira në luftën ndaj koronavirusit.

Me shpalljen e koronavirusit një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkolla e institucione e edukimi në mbarë botën janë vënë në kërkim të mundësive të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes teknologjisë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në Shqipëri dhe Kosovë, autoritetet, institucionet, bizneset, shoqëria civile ka nisur një betejë me parandalimin e përhapjes së sëmundjes, betejë të cilës i është bashkuar edhe ICTSmedia përmes qendres së inovacionit ICTSlab.

Laboratori Virtual i Inovacionit për zhvillimin e aftësive të shekullit 21 vjen me një risi në Shqipëri, rajon dhe diasporë, me shërbimin e ri të klasave virtuale e cila do të jetë e aksesueshme nga të gjithë dhe plotësisht falas për një periudhë 1 mujore, deri më 18 Prill, me mbështetjen edhe të kompanisë Vodafone Albania.

Fëmijët që janë pjesë e ICTSlab përmes klasës virtuale do të kenë mundësi gjithashtu të përfundojnë kurset e lëna përgjysmë e madje edhe të fillojnë të reja.

Aktualisht ICTSlab mbështet mëse 200 fëmijë dhe të rinj për tu ballafaquar me sfidat e shekullit 21 dhe në zhvillimin e aftësive të ndryshme nga matematika, logjika, mendimi kritik dhe kreativ, puna në ekip, shpirti artistik me disa prej metodologjive më të avancuara në tregun ndërkombëtar dhe ekspertizën më të mirë.

LEXO EDHE:  Miliona telefonë të thjeshtë do të mund të instalojnë WhatsApp

Scratch, Dizajn 3D, Mobile App, Web, Python dhe Cyber Security janë klasat virtuale të cilat do të ofrohen përmes platformës së re e cila mund të aksesohet në: https://virtual.ictslab.com/

Platforma e mësimit nga shtëpia është e aksesueshme në web përmes desktopit dhe ofron deri në tre klasa paralele e përshtatshme për 10-15 pjesëmarrës, klasa të dedikuara për çdo mësues, komunikim audio dhe video, ndarje të ekranit të kompjuterit, dërrasë të bardhë (whiteboard), realizimin e anketave, kuizeve, shpërndarjen e dokumenteve si PPT, YouTube, Doc, PDF etj.

Secila klasë virtuale do të zgjasë 60-75 minuta. Pjesëmarrësit mund të komunikojnë në grup por edhe privatisht.

Nga të punuarit nga shtëpia, tek mësimdhënia online, teknologjia sot është streha e fundit e shpresës përballë COVID-19, por jo vetëm. Mesa duket ky do të jetë një moment kthese për shumë industri, përfshirë këtu edhe edukimin i cili do të duhet të përshtatet për një kohë të pacaktuar.

Klasa virtuale e ICTSlab ofron mundësinë për të gjithë ata mësues të realizojnë orët e tyre mësimore përmes kësaj platforme dhe programit Affiliate duke dërguar e-mail në [email protected] për rezervimin e klasës tuaj virtuale.

Si mund të bëhem pjesë e Laboratorit Virtual ICTSlab

Në muajin e parë platforma fokusohet tek fëmijët e grupmoshës 10-14 vjec, të cilët do të përfitojnë automatikisht një muaj falas nga planprogrami i ICTSlab.

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në këtë formular: https://forms.gle/HHNYJMDDJJ7PqHt89 duke shprehur interesimin në modulin që preferoni të ndiqni (Kodim në Scratch, Kodim në Python dhe Cyber Security 4 Kids).

  • Ju do të kontaktoheni nga administrata e ICTSlab sipas listës rendore të regjistrimeve. Ata të cilët do të regjistrohen të parët, gjithashtu do të kenë mundësi të fillojnë më shpejt procesin mësimor.
  • Për nxënësit e regjistruar me sukses, do të ofrohet mësim virtual Falas për një periudhë një mujore, kjo falë mbështetjes së Vodafone Albania.
LEXO EDHE:  Amargi, një firme mode e qëndrueshme shqiptare me impakt social

Aty ju pret instruktori përkatës i ICTSlab dhe së bashku me shokët/ shoqet e klasës do të zhvilloni një orë mësimore, vetëm se këtu është një klasë virtuale ku secili do të paraqitet me video dhe audio sipas nevojës.

Në të majtë të ndërfaqes së klasës gjendet paneli i Bisedës me Kamër, poshtë tij biseda me tekst në grup dhe privat. Në të djathtë janë disa mjete të tjera për shpërndarjen e përmbajtjeve të ndryshme si dokumente, materiale, video Youtube, dërrasë të bardhë, PDF etj.

Gjatë orës mësimore pjesëmarrësit mund të zgjedhin të ndajnë pamjen e desktopit të tyre.

Kjo platformë mundësohet nga ICTSmedia dhe mbështetet nga Vodafone Albania. /PCWorld Albanian