Lajmet

ICTSMedia sjell ekspertizën e akseleratorëve dhe qendrave të inovacionit më në zë Evropës Qendrore në Shqipëri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Tetor 2019
0
Aplikimet në Uplift Albania janë të hapura deri më 3 Nëntor 2019 në orën 23:59. Më 9 Nëntor do të mbahet bootkampi i përzgjedhjes ndërsa më 11 Nëntor nis zyrtarisht programi i akselerimit për startupin e përzgjedhur. ICTSMedia sjell ekspertizën e akseleratorëve dhe qendrave të inovacionit më në zë Evropës Qendrore në Shqipëri

Ekosistemi i startupeve dhe inovacionit po gumëzhin nga lajmi i një akseleratori rajonal, që për herë të parë në Shqipëri krijon mundësi reale për sipërmarrësit e rinj që të rrisin në vlerë dhe kapacitete biznesin e tyre inovator.

Uplift Albania nis për herë të parë në këtë muaj Tetor misionin e tij në mbështetje të startupeve, falë bashkëpunimit të ngushtë të shtëpisë botuese shqiptare lider në rajon në teknologji, ICTSMedia, dhe organizatave SOVVA e CIVITTA dhe me mbështetjen financiare të SlovakAid, të cilat njihen për një eksperiencë të gjerë në Evropën Qendrore në këtë fushë.

Akseleratori tashmë ka hapur dyert për të gjitha startupet të cilat mund të përfitojnë deri në 50,000 euro investim, çmim prej 3,000 euro për ekipin më të mirë, akses në 50+ ekspertë të industrisë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Evropë si dhe akses në investitorë Ballkanik në ditën e prezantimit Uplift Day, programi kompleks 4 mujor akselerimi me workshope, sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar biznesor dhe mentorim 1-në-1.

Në vazhdën e këtij partneriteti me SOVVA dhe CIVITTA, ekipi i Uplift Albania ndërmori një udhëtim studimor në Sllovaki, Ceki dhe Austri, ku së bashku me partnerët pritës nga Uplift Sllovakia i prisnin një sërë vizitash, takimesh dhe trajnimesh intensive duke prekur nga afër eksperiencën e akseleratorve të Evropës Qendrore dhe transferuar ekspertizën e më të mirëve edhe në Shqipëri.

Udhëtimi filloi ditën e Premte në datë 11 Tetor ku ekipi i Uplift Albania u prit në Bratislavë nga CIVITTA për një takim informues rreth akseleratorit dhe objektivave themelore të tij. Uplift Albania u pajis me informacionet, teknikat dhe materialet e nevojshme për të sjell në Tiranë workshope, trajnime dhe mentorë të ekspertizës Evropiane. Fal partneritetit të zgjeruar të ICTS Media dhe CIVITTA, skuadra e Uplift ishte gjithashtu pjesë e një diskutimi inspirues me një organizatë startupesh Gjermane, ku u bë edhe më i qartë vizioni i Uplift Albania për t’ju sjellë startupeve në Tiranë mundësi për të rritur dhe zgjeruar biznesin e tyre ndërkombëtarisht.

LEXO EDHE:  Inspirohuni nga histori suksesi në Akademinë Kreative më 21-22 Tetor në qytetin e Durrësit

Të shtunën, ekipi i Uplift ishte pjesë e një trajnimi intensiv në Selection Bootcamp ku u njohën nga afër me startupet pjesëmarrëse dhe të gjitha fazat e kriteret që duhen ndjekur nga startupet fituese. Kushtrim Shala nga Uplift Albania, ishte një nga mentorët për startupet me fokus në Inovacionin Urban. Së bashku me mentorët e tjerë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara realizuan përzgjedhjen e startupeve fituese që do të kenë shansin të ndjekin programin e Uplift Slovakia. Me eksperiencën e fituar nga ky udhëtim studimor, ekipi i Uplift Albania jo vetëm që është i gatshëm që më 9 Nëntor zhvillojë Selection Bootcamp në Tiranë me ekspertizën e më të mirëve dhe duke ju përgjigjur çdo pyetjeje apo kërkese të startupeve pjesëmarrëse, por gjithashtu premton emra të mëdhenj të fushës së teknologjisë dhe biznesit nga e gjithë bota, që janë të gatshëm të japin kontributin e tyre edhe në Uplift Albania.

Në vijim, ekpi i Uplift u prit për një vizitë në qendrat e inovacionit Impact Hub dhe JIC në Brno, Ceki. Vizita konsistonte në takime me organizatorë, koordinatorë dhe ekspertë të fushës së startupeve të cilët ishin të gatshëm t’i përgjigjeshin çdo paqartësie lidhur me zhvillimin e një akseleratori të një niveli ndërkombëtar. Impact Hub, qendra e inovacionit më e madhe në Evropë dhe e dyta më e madhe në Botë, ndau me Uplift Albania informacione kyçe për realizimin e aktiviteteve të ngjashme të atij niveli edhe në Shqipëri. Ndërsa në JIC u njohën me aktivitetet e shumta që zhvilloheshin nën logon e kësaj kompanie, duke filluar nga mentorimi i fëmijëve e deri tek sipërmarrësit e rinj e ata me një eksperiencë të konsoliduar në treg. Një kompani me një misioni tepër i ngjashëm me ata që ICTSMedia ushtron në Tiranë dhe që premton një mundësi të gjerë bashkëpunimesh në fusha të ndryshme.

LEXO EDHE:  Një mbyllje e suksesshme e një fillimi të ri

Kjo eksperiencë qartësoi për Uplift Albania çdo gjë që duhet dhe nuk duhet bërë me qëllim krijimin e një hapësire që komunitetit të startupeve në Shqipëri i nevojitet prej kohësh. Ky akselerator  do të jetë sa sfidues aq edhe mbështetës për të gjitha startupet inovatore që kanë potencialin të rriten ndërkombëtarisht.

Uplift Slovakia, organizuar nga CIVITTA Slovakia dhe Impact Hub Bratislava për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e startupeve dhe inovacionit, është një markë e njohur në ekosistemin Sllovak të startupeve dhe zgjedhja numër 1 mes startupeve në fazat e para.

Aplikimet në Uplift Albania janë të hapura deri më 3 Nëntor 2019 në orën 23:59. Më 9 Nëntor do të mbahet bootkampi i përzgjedhjes ndërsa më 11 Nëntor nis zyrtarisht programi i akselerimit për startupin e përzgjedhur.

Në fokus janë startupet të cilat kanë potencialin për të ndërtuar dhe rritur biznesin ndërkombëtarisht. Startupet me MVP dhe me një shtrirje si konsumatorët e parë, partnerë, apo abonentë të cilët do të përbëjnë avantazh.

E gjitha që keni nevojë për tu bërë pjesë është plotësimi i  formularit online në  https://uplift.al/apply-now/ brenda afateve ndërsa për çdo informacion dhe detaj të mëtejshëm aplikuesit do të kontaktohen nga organizatorët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>