Analiza

IDC, regjioni i Adriatikut po këndellet

Publikuar , 22 Dhjetor 2011
0
IDC, regjioni i Adriatikut po këndellet

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga IDC Adriatics, qarkullimi i TOP 100 kompanive të IT’s në rajonin e Adriatikut janë arritur në 2.53 miliard dollarë në vitin 2010, kurse fuqia e tyre punëtore ka qëndruar mbi 13,000 njerëz. Për krahasim me vitin e kaluar, të hyrat totale janë rritur për 4.2%. Në të njëjtën kohë, numri i punëtorëve është reduktuar për 2.9%. Kompania më e madhe me qarkullim ka qenë distributori regjional M San Group, me qendër në Zagreb që ka arritur në 262 milion dollarë. Në mesin e top pesë kompanive tjera u futën ComTrade Group nga Beogradi, Avtera nga Sllovenia, prodhuesi global IBM dhe integruesi regjional i sistemeve S&T. Këto të dhëna janë publikuar në studimin e tretë vjetor nga kompania hulumtuese e tregut IDC Adriatics. 

“Pas një rënie të mprehtë në vitin 2009, kompani udhëheqëse në rajon ka arritur një rritje të lehtë në të hyra në vitin e kaluar” tha Drejtori Menaxhues i IDC Adriatics, Boris Zitnik. “Megjithatë, ka pasur variacione në mes të shteteve dhe kompanive” të cilat janë reflektuar nga dinamika e ekonomisë si dhe nga aftësitë e secilës ndëmarrje për tu pëgjigjur ndaj sfidave të klimës së rëndë ekonomike. Dallimet mes arritjeve të kompanive kanë kulmuar brenda parashikimit për rirtje të lehtë dhe rënie të mprehtë në kthim”. 

Gjetje tjera kyçe

Në këtë kategori të shërbimeve IT dhe kompanive softuerike (regjionale dhe kampion lokal), udhëheqës kanë qenë: ComTrade Group, S&T, Asseco SEE, kurse në mesin e kompanive që pothuajse nuk kanë shënuar shitje të harduerit, ishin lojtarët regjional In2 Group dhe GDI Gisdata. Në kategorinë e prodhuesve të teknologjisë globale që janë të pranishëm në regjionin e Adriatikut, IBM është renditur në maje, ndërsa HP mori vendin e dytë. Megjithatë, të hyrat nga nëndegët e kompanive ndërkombëtare zakonisht nuk reflektojnë të hyrat e tyre të përgjithshme të realizuara në rajon. 

LEXO EDHE:  Huawei shitje rekord smartfonësh, Samsung dhe Apple në vështirësi

Në mesin e distributorëve të pajisjeve të IT’s, kompani lidere ishte M San Group, e përcjellë nga Avtera dhe Diss, me qendër në Lublanë. Ndërsa lider në mesin e shitësve të IT’s ishte Eurotrade nga Rovinj, Kroaci. 

“Këto rezultate thjeshtë na tregojnë përgjigjen ndaj pyetjes “kush është kush” në IT oferta në regjionin e Adriatikut. Kjo u mundëson, përdouresve, CIO’ve dhe departamenteve të prokurorimit të shohin rolin, aksionet dhe dimensionet e lojtarëve kyç në tregun e IT’s, dhe na ofrojnë mundësinë të shohim sesi IT kompanitë krahasohen me arritjet dhe konkurrencën e tyre” thekson Zitnik. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>