Softuer

IDC: Shitjet e iPhone janë rritur për 132 %

Publikuar , 09 Maj 2010
0
IDC: Shitjet e iPhone janë rritur për 132 %

Figurat e reja nga kompania hulumtuese e tregut IDC tregojnë se dërgesat e Apple iPhone janë rritur gati 132 për qind anembanë botës gjatë çerekut të parë të vitit 2010 në krahasim me vitin e kaluar.

Por gjersa Apple mund të marrë shumicën e vëmendjes së botës së smartphone-ve, prodhuesi i celularëve Nokia renditet si prodhuesi numër një në planet… dhe është shumë larg prodhuesve tjerë si Apple apo RIM. Dhe IDC është duke parashikuar se do të jetë një treg i shkëlqyer për smartphone pasi që më shumë konsumatorë do të adoptojnë pajisjet e reja.

“Konsumatorët do të blejnë smartphone jo vetëm sepse vetë pajisjet duken “cool” dhe të “mprehta”, por sepse eksperienca e përgjithshme përshtatet me shijet dhe kërkesat e tyre individuale” tha hulumtuesi i lartë i IDC, analisti Ramon Llamas, në një deklaratë. “Përdoruesit janë duke kërkuar, dhe duke gjetur, përvoja që janë intuitive, të padukshme dhe argëtuese”.

Sipas IDC, Nokia me lehtësi është lider në tregun e smartphone-ve, duke shitur 21.5 milion njësi gjatë çerekut të parë të vitit 2010 për një pjesëmarrje prej 39.3 për qind të tregut

Kjo figurë realisht është e rrafshët prej çerekut të parë të vitit 2009, por përfaqëson një ngritje prej 56.9% në shitje të përgjithshme, duke mbajtur hapin me zgjerimin e tregut të smartphone-ve gjatë vitit të kaluar.

RIM ka shitur 10.6 milion smartphone gjatë çerekut të parë, që është 45.2 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar, por realisht përfaqëson një rënie pjesëmarrjeje në treg prej 20.9% në 19.4 %. Apple ka shitur 8.8 milion smartphone, një rritje prej 131.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, dhe ka përjetuar rritje të pjesëmarrjes në treg prej 10.9 në 16.1 për qind.

LEXO EDHE:  Aplikacioni i Google për menaxhimin e skedarëve në Android ka 30 milion shkarkime dhe një emër të ri

HTC dhe Motorola në anën tjetër, kanë kapur 2.6, respektivisht 2.3 për qind të tregut të smartphone-ve gjatë çerekut të parë të këtij viti. Megjithatë IDC thekson se edhe HTC e edhe Motorla, janë kompani që duhet përcjellë me vëmendje, sepse që të dyja kanë një rritje prej 73.3, respektivisht 91.7 për qind në tregun e smartphone-ve. Kjo do të thotë se këto dy kompani gradualisht po hanë pjesën e tregut të prodhuesve të tjerë të celularëve të mençur.

Lajmet e fundit>