Lajmet

IDC: Shkollat preferojnë më shumë Google Chromebooks se sa iPad-ët

Publikuar , 02 Dhjetor 2014
0
IDC: Shkollat preferojnë më shumë Google Chromebooks se sa iPad-ët

Sipas raportit më të fundit të IDC në lidhje me blerjet e pajisjeve teknologjike nëpër shkolla me qëllim edukimin e nxënësve ka rezultuar që laptopët Google Chromebooks janë më të preferuar se tabletët iPad të kompanisë Apple. Si duket, shkollat preferojnë më shumë kompjuterët me çmim të lirë dhe funksional, siç janë modelet Chromebook të Google .choombook

Sipas gazetës prestigjioze Financial Times, Google shiti më shumë se 715,500 njësi të Chromebook në shkollat amerikane, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, duke lënë pas tabletët iPad të Apple, ku u shitën vetëm 702 mijë njësi. Kompjuterët që operojnë me platformën Chrome OS shiten jo më shumë se 199 dollarë dhe prodhohen nga disa kompani si Samsung, HP, Dell dhe Acer. Për vetëm dy vite, Chromebook ka zënë gati një të tretën e tregut të edukimit, me 27.2% për tremujorin e tretë të vitit 2014.

Si Google ashtu edhe Apple ofrojnë disa aplikacione të mira për edukim në dyqanet e tyre virtuale të aplikacioneve. Ndryshe nga Apple, Google ofron edhe hapësirë falas në Cloud, si dhe ofron aplikacione falas për paketën e Edukimit. Megjithatë, mendojmë se rolin kryesor këtu e luan çmimi më i ulët i Chromebook, duke e bërë atë më të shitur se iPad-ët e Apple. (PCWorld Albanian)

 

LEXO EDHE:  Corning po punon një xham fleksibël për të zëvendësuar plastikën tek smartfonët me ekrane me palosje

Lajmet e fundit>