Biznes

IDC: Windows 8.1 nuk do mundet të përmirësojë shitjet e kompjuterëve

Publikuar , 30 Gusht 2013
0
IDC: Windows 8.1 nuk do mundet të përmirësojë shitjet e kompjuterëve

windows 8.1Sipas studimit më të fundit mbi tregun e kompjuterëve IDC ka arritur në përfundimin se sistemi operativ Windows 8.1 pavarësisht përmirësimeve të konsiderueshme nuk do të ketë fuqi të rrisë nivelin e shitjeve të kompjuterëve.

Arsyeja kryesore e këtij rezultati është adoptimi masiv i pajisjeve mobile, por analistët kanë fajësuar njëkohësisht edhe sistemin Windows 8.

Një prej studiuesve është shprehur se edhe vitin në vazhdim shitjet e kompjuterëve do të pësojnë rënie, vetëm në vitin 2015 do mund të vihet re një rritje jo fort e konsiderueshme.

Problemi me Windows 8 apo 8.1 qëndron në vendosjen e një sistemi operativ të përshtatur për ekrane me prekje ndaj kompjuterëve tradicionalë. Laptopët me ekrane me prekje janë të shtrenjtë dhe nuk mund të suportohen nga të gjithë njerëzit.

Megjithatë ekzistojnë ende disa cilësi të përmirësuara të harduerit të kompjuterëve që janë tunduese si p.sh pajisja me procesorë e fuqishëm x86. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft fillon punën për Windows 10 e 2020-ës

Lajmet e fundit>