Blog

Ide paisjesh teknologjike që mund të të dhuroni këto festa

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Dhjetor 2021
Ide paisjesh teknologjike që mund të të dhuroni këto festa

Nuk dini çfarë ti dhuroni të dashurve tuaj për festat e fundvitit? Kjo listë mund t’ju ndihmoj.

E kush nuk do të donte një pajisje të re teknologjike si dhuratë këtë Krishtlindje ose Vit të Ri? Por të zgjedhësh mes llojshmërive të produkteve në treg është e vështirë. Në këtë listë do të gjeni produktet më të mira për buxhetin tuaj në mënyre që të lumturoni personat tuaj më të dashur.

  1. Një karikues Wireless

Karikimi wirless është përdorur tanimë prej rreth 100 vitesh kur Nikola Tesla demonstroi për herë të parë mundësinë e transmetimit të energjisë nëpërmjet ajrit duke krijuar një fushë magnetike midis dy qarqeve. Megjithatë, kohët e fundit ai është bërë më tepër i përdorur. Në bazë të produktit që ju zgjidhni, çmimi i tij varion nga 20$ deri në 100$.

  1. Pajisje gjurmuese (sugjerojmë Apple AirTag)

AirTag do të ishte dhurata perfekte për atë person në jetën tuaj që vazhdimisht humbet sendet e tj.Ato janë krijuar që t’i bashkëngjiten objekteve dhe në rastet kur ju nuk mund ta gjeni objekti, vendndodhja e tij shfaqet në aplikacionin Find My në telefonin tuaj.

  1. Kufje wireless

Kufjet wireless janë një dhuratë e mirë për këdo. Ato e bëjnë më të thjeshtë dëgjimin pasi nuk kanë kabull që ngatërrohet, mund të karikohen lehtësisht dhe në bazë të produktit që zgjidhni karikimi mund të zgjasë 3-9 orë përdorim. Cmimi i tyre gjithashtu varion nga 20$ në 65$.

  1. Një unazë drite

Si për adoleshentin e familjes suaj por edhe për atë që punon nga shtëpia, një unazë drite do të ishte dhurata e duhur. Shpesh në kushte ndriçimi më pak se ideale ky produkt mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së videove zoom të përditshme ose fotot e videot për në rrjetet sociale. Çmimi i tyre fillon nga 18$.

  1. Drita LED shumëngjyrshme
LEXO EDHE:  Apple Watch në shitje nga data 8 Tetor

Dritat LED të cilat ndryshojnë ngjyrat janë produkti më popullor i këtij viti midis të rinjve, prandaj edhe do të ishin dhuratë e duhur për ta,nëse nuk i zotërojnë akoma. Ato i japin një atmosferë tjetër mjedisit në të cilin vendosen. Në bazë të gjatësisë së shiritit të dritave dhe ngjyrës së tyre, çmimi varion nga 3$ në 50$.