Lajmet

iDrive: Përdoruesit e iPhone mund të përfitojnë 100 GB hapësirë në cloud për 1 $ në vit

Publikuar , 24 Prill 2014
0
iDrive: Përdoruesit e iPhone mund të përfitojnë 100 GB hapësirë në cloud për 1 $ në vit

idrive-ios-app-100gb-cloud-storage-1Pasi ka ofruar për përdoruesit e Android 100 GB hapësirë në cloud që mund të shfrytëzohet për sinkronizim dhe backup, iDrive njoftoi ditën e mërkurë se e njëjta ofertë do të jetë e disponueshme edhe për përdoruesit e pajisjeve me sistem iOS. Kompania ka vendosur që të ofrojë ndaj përdoruesve të iPhone dhe iPad 50 GB për ruajtjen e të dhënave dhe 50 GB për sinkronizimin e tyre.

Nëpërmjet iDrive, përdoruesit do të kenë mundësi të ruajnë të dhënat e tyre mobile përfshirë këtu kontaktet, kalendarin, fotot, videot si dhe do mund të sinkronizojnë skedarët e ndryshëm në gjitha pajisjet e tyre. Aplikacioni lejon gjithashtu përdoruesit të aksesojnë skedarët e tyre nga pajisjet e ndryshme, nga iPhone-i ose iPad-i, sapo të dhënat të jenë sinkronizuar. Një funksion tjetër i rëndësishëm i aplikacionit është mundësia për të shpërndarë dokumentet dhe skedarët me këdo tjetër.

Aplikacioni iDrive për iOS suporton disa opsione sigurie, përfshirë këtu kriptimin 256-bit AES, kriptimin opsional me çelës privat që lejon përdoruesit të aksesojnë të dhënat e veta si dhe mbrojtjen me fjalëkalim që mund të përdoret për të siguruar aplikacionin nga personat e tjerë kuriozë. Për më tepër, aplikacioni lejon përdoruesit të ndërpresin lidhjen me çdo pajisje që mund të ketë humbur.

Për të siguruar këtë hapësirë prej 100 GB është e nevojshme që të regjistroheni në brendësi të aplikacionit. iDrive është i disponueshëm në App Store pa pagesë dhe mund të aktivizohet nëpërmjet një pagese prej 0.99$. Aplikacioni suportohet nga iOS 6.0 dhe versionet e tjera pas tij. Përsa i përket vetë Apple, kompania ofron 50 GB hapësirë në iCloud për 100 $ në vit dhe për çdo shtim prej 10 GB duhet të paguhet çdo vit një shumë shtesë prej 20 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMA 55 milionë lek gjobë subjekteve në 2018

Lajmet e fundit>