Lajmet

IE11 i përditësuar tani përshtatet sipas madhësisë së ekranit të pajisjes

Publikuar , 03 Prill 2014
0
IE11 i përditësuar tani përshtatet sipas madhësisë së ekranit të pajisjes

screen-shot-2014-04-02-at-8-42-41-pm (1)Gjatë konferencës vjetore për zhvillues Build 2014, Microsoft-i lëshoi një version të rifreskuar të Internet Explorer 11 për desktop dhe pajisje mobile. Përditësimi i shfletuesit tani përshtatet në smartfonë, tabletë dhe laptopë dhe është në dispozicion në Windows 8.1 dhe Windows 7. Do të jetë në Windows Phone 8.1 sapo të lëshohet ai përditësim për sistemin operativ mobil.

“Ne kemi dëgjuar që njerëzit e shfletojnë uebin në shumë pajisje, duke kaluar përgjatë laptopëve, tabletëve dhe telefonëve përgjatë ditës,” shkroi në një postim në blog menaxheri i programit të grupit bashkëpunues për Internet Explorer në Microsoft, Sam George. “Përditësimi i sotshëm në IE11 nënkupton që kurdo që e merrni një pajisje, tabet dhe gjërat e parapëlqyera janë me ju, mu në pozitën ku i keni lënë.” Përditësimi i shfletuesit përfshin WebGL të përshpejtuar për harduer dhe media të reja të cilësisë së lartë, si video të përmirësuara HTML5. Për më tepër, IE11 do të jetë në gjendje që të gjejë pajisjen e përdoruesit me Windows dhe më pas të ndryshojë dukjen për t’u përshtatur më së miri në madhësinë e ekranit.

Forma për ndërmarrje për desktop dhe format për lexim dhe ruajtje të të dhënave për pajisje mobile po ashtu janë në dispozicion me IE11 e ri. “Mostra për Ndërmarrje për Internet Explorer 11 ofron mundësi të përmirësuara të Internet Explorer 8 për faqet e cekura,” shkroi George. “Forma për lexim ju ndihmon të përshtatni pamjen e artikujve sikur të ishit duke lexuar një libër dixhital në një telefon… Forma e re e Ruajtjes së Lartë mund të lëshohet për të zvogëluar konsumin e të dhënave për 60-80 për qind duke zvogëluar shkarkimet e fotografive dhe duke hapur vetëm elementet e duhura të faqes për përmbajtjen që doni ta shikoni.”

LEXO EDHE:  Nigeria lufton dezinformimin në Facebook përmes radiove

Microsoft lëshoi po ashtu gjatë të premtes dy “përvoja” të reja, të quajtura 22Tracks dhe FishGL, që ofrojnë mundësi të përmirësuara për pamje grafike dhe muzikë në IE11. Veçoria 22Tracks i ndihmon përdoruesit që të gjejnë muzikë të reja dhe të njohura nga DJ-ët më të njohur dhe FishGL është një veçori interaktive në 3D. Përditësimet automatike në IE11 e ri janë shtyrë për 8 prill, si për Windows 7 ashtu edhe për Windows 8.1. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>