Siguri

IE8 ka luftuar me sukses 1 miliard shkarkime të malware

Publikuar , 26 Korrik 2010
0
IE8 ka luftuar me sukses 1 miliard shkarkime të malware

Në një blog post zyrtar nga gjiganti Microsoft, thuhet se shfletuesi Internet Explorer 8 ka bllokuar 1 miliard tentime për të shkarkuar malware fal filterit të sajë SmartScreen, i cili sfidon ueb faqet potenciale të rrezikut dhe ueb faqet për shkarkim, duke e kthyer shfletuesin në ngjyrë të kuqe.

“Sulmet e inxhinierisë sociale siç është rasti me malware janë një kërcënim në rritje e sipër në internet dhe janë një prej rreziqeve më të zakonshme ndaj sigurisë së njerëzve online” shkroi Microsoft. “Ne kemi shpalosur mbrojtjen ndaj malware në Internet Explorer 8 si pjesë të SmartScreen Filter dhe kemi shpjeguar gjëra rreth tij disa herë në Windows Experience Blog gjatë vitit që shkoi”.

Sipas Microsoft, kjo arritje është bërë falë investimit të vazhdueshëm në shërbimet e saja back-end, qysh prej se është lansuar IE8 në mars të vitit 2008. “Është investimi që po na mban në maj të renditjeve të luftës ndaj malware, sipas NSS Labs dhe kjo ka kontribuar që konsumatorët tanë të qëndrojnë të sigurtë online” ka shtuar Microsoft 

LEXO EDHE:  Nga sot shfletimi privat në Chrome bëhet me të vërtetë privat

Lajmet e fundit>