Softuer

IE9 arrin 2.35 milion shkarkime vetëm për 24 orë

Publikuar , 18 Mars 2011
0
IE9 arrin 2.35 milion shkarkime vetëm për 24 orë

“Ne duam që të falenederojmë secilin nga tërë bota që shkarkuan IE9 dhe pritjen ngazëllyese,” tha Ryan Gavin, udhëheqësi senior për Internet Explorer, në një postim në blog të mërkurën. “2.3 milionë shkarkime në 24 orë është më shumë se dyfishi i një milionë shkarkimeve që pamë për IE9 RC për të njëjtën kohë,” tha Gavin, duke iu referuar versionin release candidate të shfletuesit.

IE9 ka një varg përmirësimesh në krahasim me versionin e kaluar, duke përfshirë mbështetjen për përshpejtim harduerik, një ndërfaqe të stërholluar, një përshtatshmëri të plotë me kushtet e uebit si HTML5 dhe kontrollime më të mira për privatësi. “Përqendrimi ynë me IE9 ka qenë krijimi i platformës për klasën e ardhshme të përvojës në ueb të ndërtuar rreth HTML5 dhe ndërhyrja në fuqinë e tërë kompjuterit,” tha Ziad Ismail, udhëheqësi i menaxhmentit të prodhimit për grupin Explorer, në një deklaratë.

Me IE9, përdoruesit do të gjejnë një dizajnë që është me më pak shirita dhe ikona. Derisa shumica e veçorive të versioneve të kaluara janë ende të pranishme, shumë janë rregulluar që të bëjnë shfletuesin më të theksuar në paraqitjen e përmbajtjes së uebit, më tepër se ndërfaqen e vetë shfletuesit./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Arsyeja pse mesazhet e Instagram tashmë janë më të sigurta

Lajmet e fundit>