Analiza

IE9 bie nën 10 për qind të tregut, Firefox pëson rënie dhe Chrome fiton më shumë

Publikuar , 02 Gusht 2013
0
IE9 bie nën 10 për qind të tregut, Firefox pëson rënie dhe Chrome fiton më shumë

Gjysma e dytë e “luftës” së shfletuesve gjatë vitit 2013 ka filluar. Korriku ka qenë muaji i katërt i IE10 në Windows 7, si dhe një muaj i tërë i Chrome 28 dhe Firefox 22 në këtë sistem operativ.

Shifrat e fundit nga Net Applications tregojnë që Chrome ishte fituesi më i madh muajin e kaluar. Mes qershorit dhe korrikut, Internet Explorer ka marrë 0.46 për qind (nga 56.15 në 56.61 për qind), Firefox ka humbur 0.86 për qind (nga 19.15 për qind në 18.29 për qind) dhe Chrome ka marrë 0.59 për qind (nga 17.17 për qind në 17.76 për qind).

Safari ndërkohë humbi 0.13 për qind, duke rënë në 5.42 për qind dhe Opera ka shënuar rënie prej 0.09 për qind, duke rënë në 1.49 për qind. Me 56.61 për qind, IE ka marrë një pozitë të larët këtë vit.

Janari ishte hera e parë kur shfletuesi shkoi sërish mbi 55 për qind dhe, derisa gjatë muajve të ardhshëm është treguar që nuk do të humbas kurorën e vet së shpejti, ende ka rrugë të gjatë për të bërë për të arritur 60 për qind të tregut.

Me 15.36 për qind në korrik, IE10 ka pësuar ngadalësim në rritjen e tij, por ende arriti të marrë 1.84 për qind më tepër. Ndërkohë, IE9 ka humbur 2.02 për qind, duke rënë në 9.69 për qind. Së shpejti IE11 do të jetë duke ndjekur në hapat e paraardhësit të vet, duke e ditur që do të jetë në dispozicion për Windows 7 dhe Windows 8.

Me 18.29 për qind, Firefox ka marrë një tjetër rënie për këtë vit. Herën e fundit kur Firefox ka pasur 18 për qind të tregut ishte në maj të vitit 2008.

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterave vijojnë të bien, HP dhe Lenovo dy prodhuesit e mëdhenj

Firefox 22 ishte në dispozicion për të gjithë në korrik, kështu që arriti të marrë 10.21 për qind, teksa të gjitha versionet e tjera pësuan rënie: Firefox 21 pësoi rënie prej 10.74 pikë, Firefox 20 humbi 0.29 pikë, Firefox 19 ra në 0.09 pikë dhe Firefox 18 ra në 0.06 pikë.

Me 17.76 për qind, Chrome ka arritur të rikthehet, pas një gjendjeje jo fort të mirë në maj. Chrome 28 mori 8.98 për qind për të filluar, teksa nuk ishte në dispozicion gjatë tërë muajit. Të gjitha versionet e tjera pësuan rënie: Chrome 27 humbi 7.44 pikë, Chrome 26 humbi 0.26 pikë, ndërsa Chrome 25 dhe Chrome 24 së bashku humbën 0.05 pikë. Edhe qershori edhe korriku i kanë mundësuar Chrome që këtë vit më në fund do të mund të tejkalojë Firefox-in. (PCWorld Albanian)

www

Lajmet e fundit>