Harduer

iFixit tërheq çmontimin e Galaxy Fold nën presionin e Samsung

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Prill 2019
0
Pak ditë më parë iFixit bëri atë që di të bëjë më të mirë, të çmontojë telefonë dhe pajisje për të zbuluar çfarë fshihet në brendësi të tyre. iFixit tërheq çmontimin e Galaxy Fold nën presionin e Samsung

Galaxy Fold nuk do të debutojë brenda datës së parashikuar ndërsa Samsung ka filluar hetimet ndaj disa njësive dërguar për analistët e mediave.

Pak ditë më parë iFixit bëri atë që di të bëjë më të mirë, të çmontojë telefonë dhe pajisje për të zbuluar çfarë fshihet në brendësi të tyre.

Megjithatë ditën e Enjte ata u detyruan të tërhiqni artikullin e çmontimit të Galaxy Fold. Zakonisht ato blejnë telefonë në mënyrë që ti çmontojnë për këtë të fundit e kishin marrë nga një palë e tretë.

Samsung kishte kërkuar nga partneri i besueshëm i cili kishte dhënë telefonin iFixit të kërkonte heqjen e çmontimit të Galaxy Fold.

Edhe pse iFixit bëri rezistencë fillimisht, më pas mësohet të ketë pranuar heqjen e çmontimit. iFixit e quajti telefonit shumë delikat.

Nuk dihet çfarë Samsung do të bëjë saktësisht për të adresuar këtë dobësi të Galaxy Fold e as se kur do të debutojë. Një gjë është e qartë se kompania nuk dëshiron të ekspozojë problemet e as sekretet përpara se të dalë në shitje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Modeli 5G i Note 10+ do të kushtojë 1,300 dollarë

Lajmet e fundit>