Lajmet

Ikea goditet nga një sulm kibernetik me ransomware

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2022
Sulmi nuk është i fundit sepse Vice Society i kishte publikuar të dhënat e vjedhura në uebsajtin e saj. Kjo do të thotë se negociatat mes Ikea dhe grupit kanë dështuar për shkak se kompania mund të mos jetë bindur kërkesave financiare të hakerëve. Ikea goditet nga një sulm kibernetik me ransomware

Gjiganti Suedez i mobiljeve Ikea tha se dyqanet e saj në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme kishin rënë prej e një sulmi ransomware nga Vice Society.

“Ikea Marak dhe Kuvajt u përballën me një sulm kibernetik i cili shkaktoi ndërprerje. Sulmi është duke u hetuar me autoritetet dhe partnerët tanë të sigurisë kibernetike,” tha kompania në rrjetin social Twitter.

Zyrat qendrore të Ikea janë në Holandë ndërsa në Kuvajt dhe Marok ka tre dyqane.

Sulmi nuk është i fundit sepse Vice Society i kishte publikuar të dhënat e vjedhura në uebsajtin e saj. Kjo do të thotë se negociatat mes Ikea dhe grupit kanë dështuar për shkak se kompania mund të mos jetë bindur kërkesave financiare të hakerëve.

Si një brend global, Ikea shpeshherë ka qenë objektiv sulmesh. Në Nëntor të vitit të kaluar u raportuar se postat elektronike të kompanisë u goditën nga një sulm kibernetik.

Vice Society nga ana tjetër është një grup i ri hakerësh themeluar në 2020-ën por që kanë kompromentuar të paktën 125 organizata e kompani në mbarë botën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet OnePlus 11, në shitje nga 7 Shkurti në tregjet globale