Harduer

iMac i ri 24-inç fsheh antenat në logon e Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Maj 2021
Një vështrim me reze X tregon antenat e vendosura brenda logos së Apple. Shtimi i kapacitetit të RAM apo memories është e pamundur. iMac i ri 24-inç fsheh antenat në logon e Apple

Kanë kaluar vite që kur iFixit për herë të fundit hyri në brendësi të një iMac ndërsa sot ata vendosën të studiojnë në detaje modelin 24-inç të sapo lançuar nga Apple.

Krahasuar një iMac të 2014-ës, me lehtësi mund të kuptojmë diferencën e madhe sesi një numër kaq i lartë komponentësh është vendosur në një hapësirë akoma edhe më të vogël.

Çipi Apple M1, hardueri, RAM dhe çdo gjë është vendosur në një bord të ngushtë dhe zë shumë pak hapësirë në desktopin e Apple.

Një vështrim me reze X tregon antenat e vendosura brenda logos së Apple. Shtimi i kapacitetit të RAM apo memories është e pamundur.

Kjo sepse janë të salduara të gjitha në të njëjtin bord nga procesori, tek kartat grafike, RAM dhe memoria e brendshme. Riparimet gjithashtu janë thuajse të pamundura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple rrezikon mungesa të produkteve drejt fundit të vitit