Harduer

Imazhet e publikuara tregojnë një Nokia 5.1 Plus të re

Publikuar , 11 Korrik 2018
0
Telefoni ruan butonët e volumit, ndezjes dhe fikjes dhe portës 3.5 mm. Por fotoja tregon se eNokia 5.1 Plus do të ketë portë USB-C në vend të microUSB. Imazhet e publikuara tregojnë një Nokia 5.1 Plus të re

Kompania e cila prodhon telefonët Nokia, HMD Global, ka nisur punën në një Nokia 5.1 Plus, një përditësimi i një telefoni të prezantuar vetëm pesë muaj më parë në Kongresin Mobil Botëror.

Versioni i ri i telefonit konfirmohet nga një fotot e publikuar nga Tiger Mobiles ku shfaqet një “notch” në krye të telefonit.

Nokia 5.1 Plus e re ka ekran 5.7-inç me logon e Nokia në fund të tij.

Telefoni ruan butonët e volumit, ndezjes dhe fikjes dhe portës 3.5 mm. Por fotoja tregon se eNokia 5.1 Plus do të ketë portë USB-C në vend të microUSB.

Në pjesën e pasme kamera dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve qëndrojnë në të njëjtin vend. Por në vend të një kamere, tashmë janë dy të pasme.

Telelefoni vjen në dy ngjyra, argjendtë dhe gri.

Specifikat e brendshme, çmimi dhe data e debutimit mbeten mister. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zbulon një problem i cili lejonte shkarkimin pa pagesë të lojërave, Steam shpërblen hulumtuesin e sigurisë

Lajmet e fundit>