Lajmet

Imgur lëshon aplikacion zyrtar për iPhone

Publikuar , 03 Gusht 2013
0
Imgur lëshon aplikacion zyrtar për iPhone

ImgurPas lëshimit të një aplikacioni për Android më herët gjatë këtij viti, faqja për shpërndarje të fotografive Imgur tani është në dispozicion për iPhone.

Aplikacioni pa pagesë iu mundëson përdoruesve të Imgur ngarkimin e fotografive në faqe nga telefoni i tyre, të menaxhojnë llogarinë dhe albumet e tyre dhe të vendosin albumet drejtpërdrejt në galerinë Imgur.

Aplikacioni mund të përdoret edhe për të shfletuar përgjatë fotografive në trend, e po ashtu edhe komentimin dhe votimin e fotografive të vendosura nga të tjerët.

Derisa aplikacioni është prania e parë zyrtare e Imgur në iOS, janë disa aplikacione të tjera të palës së tretë që janë për momentin në App Store që ishin të ndërtuara duke përdorur API-në e hapur të Imgur, duke përfshirë Imgur Pocket Pro dhe Imgur Viewur. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shitje e iPhone për vitin e ardhshëm, analisti i shquar parashikon një 2019 të vështirë për Apple

Lajmet e fundit>