Biznes

Imigrantët kanë themeluar mbi 50% startups në SHBA

Publikuar , 21 Dhjetor 2011
0
Imigrantët kanë themeluar mbi 50% startups në SHBA

Komuniteti i capitalistëve argumenton studimin, e përfunduar nga grupi hulumtues National Foundation for American Policy, me nevojën e madhe për ndryshimin e ligjit mbi mënyrën sesi ndëmarrësit mund të imigrojnë në SHBA dhe të ndihmojnë zhvillimin e vendeve të reja të punës.

“Është një lojë nëse ndëmarrësit duhet të qëndrojnë apo ikin tani, dhe kjo nuk duhet të jetë mënyra sesi duhet të funksinojë sistemi i immigrantëve” tha Mark Heesen, president i National Venture Capital Association, në një bisedë me gazetarë. “Ajo çka na duhet është legjislacioni që ndihmon këta ndëmarrës prej jashtë shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 

Prej 50 kompanive që janë të përkrahura me capital, 23 kanë pasur së paku një themelues imigrant. Kështu ka thenë studimi në të cilin 37 prej 50 kompanive kanë pasur të punësuar një imigrant në një positë kyçe si p.sh. CTO.  

Kompanitë me themelues imigrant përfshijnë disa start-up të fuqishëm nga Silicon Valley, si për shembull Chegg, e themeluar nga indiani Aayush Phumbhra dhe britaniku Osman Rashid; Etsy – është themeluar nga zvicërrani Haim Schoppik; dhe Glam Medi – është themeluar nga Samir Arora dhe Raj Narayan, prej Indisë.

Shtetet që kanë furinzuar shumicën e themeluesve përfshijnë Indinë, Izraelin, Kanadanë, Iranin dhe Zelandën e Re, dhe sipas studimit kompanitë kanë arritur të krijojnë një mesatare prej 150 vende pune. 

Kompanitë e reja dhe përkrahësit e tyre thonë se ligjet janë të vështira dhe inkurajojnë banorët që nuk janë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lansojnë startup biznese diku tjetër. Një pengesë që mund të humbë fuqinë e ligjeve të imigrimit për ndëmarrës është një tendencë në Kongresë për të konsideruar imigrimin legal dhe jo legal në formë të përbashkët. 

LEXO EDHE:  Problemet teknike të Telekomit rrezikojnë edhe sigurinë nacionale

Tani janë duke u bërë negociata në Senat për të shikuar mundësinë përmes së cilës mund të ulet sasia e kapitalit që ka nevojë një ndëmarrës të arrijë para se të jetë i gatshëm për të aplikuar për një viza si imigrant. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>