Lajmet

In-Location: projekt për zhvillimin e pozicionimit dhe navigimit në ambiente të mbyllura

Publikuar , 25 Gusht 2012
0
In-Location: projekt për zhvillimin e pozicionimit dhe navigimit në ambiente të mbyllura

22 kompani me në krye Nokia-n prezantuan sot projektin “In-Location” për gjetje dhe navigim në ambiente të mbyllura.

Nokia, Sony, Samsung dhe Qualcomm, me mbështetjen e kompanive tjera në aleancë, do të krijojnë një model zgjidhjeje të bazuar në teknologjinë Bluetooth 4.0 në kombinim me Wi-Fi.

Këto do të bëjnë të mundur gjetjen e pajisjeve mobile në ambiente të mbyllura duke rritur saktësisë e lokalizimit të vendndodhjes dhe duke zvogëluar shpenzimet e energjisë elektrike.

Edhe pse Google në hartat e veta 6.0 ofron tashmë pozicionim në ambiente të mbyllura, aleanca e re e 22 kompanive do të shpejtojë zhvillimin dhe pranimin e këtyre shërbimeve me anë të aplikacioneve të ndryshme për celularë.

Po ashtu, supozohet se kjo aleancë do të përshkruajë një standard për teknologjinë, që do të përmirësojë pozicionimin ‘in-door’ në të ardhmen.

Të rikujtojmë, gjetja e vendndodhjes apo ‘in-door’ bazohet në matjen e largësisë së pajisjeve mobile nga Bluetooth-i apo stacionet Wi-Fi dhe në bazë të kësaj, palës së interesuar i dërgon të dhëna për vendndodhjen.

Ky shërbim sigurisht që do të përdoret më shumë në aeroporte, në qendra të mëdha tregtare, institucione publike dhe në ndërtesa komplekse të kompanive të mëdha. Natyrisht, kush dëshiron të jetë i pozicionuar duhet ta miratojë shërbimin edhe në ambient të hapur. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung dhe LG lançojnë telefonët e parë 5G në Mars raportojnë mediat Koreane

Lajmet e fundit>