Lajmet

Inboxi i mençur “Schrödinger”, ju bën që të merreni vetëm me e-mailat e rëndësishme

Publikuar , 01 Janar 2013
0
Inboxi i mençur “Schrödinger”, ju bën që të merreni vetëm me e-mailat e rëndësishme

E-maili është ndoshta edhe shpenzuesi më i madh i kohës sonë. Është mjaft lehtë të bëhet injorimi i një porosie tërësisht, ose të shpenzoni orë të tëra në secilën.

Zgjidhja e bloguesit Dbutinx ishte të krijohet një inbox i mençur në një gjendje të “Schrödinger, që paraqet vetëm e-mailet e palexuar.

Dbuntinx përdor veçorinë Smart Inbox të Apple Mail, (shumica e klientëve të e-maileve kanë diçka të ngjashme) kështu që vetëm e-mailet e palexuar janë të dukshëm për të dhe çdo gjë tjetër fshihet. Kjo nënkupton që dy rregulla duhet të plotësohen: e-mailet duhet të jenë në inbox dhe të palexuara.

Kështu, sapo ta lexoni një porosi, ajo zhduket nga inboxi i mençur. Dbuntix shpjegon: “Sapo të filloni të lexoni një mesazh në këtë “Inbox të Palexuar të Mençu”r, nuk është më pjesë e tij. Është në këtë llojtë gjendjes së Schrödinger, që ekziston vetëm aq kohë sa e keni të hapur e-mailin tuaj.

Kështu që ju duhet të veproni për të, përndryshe ai do të zhduket përgjithmonë në errësirat që janë cloudi”.

Për ta bërë këtë gjë në Apple Mail është mjaft thjeshtë:

1. Klikoni shenjën + në këndin e majtë poshtë dhe zgjidhni “New Smart Mailbox”.

2. Për rregullën e parë, zgjidhni “Message is in Mailbox” dhe zgjidhni inboxin tuaj.

3. Klikoni shenjën e plusit për të shtuar një rregull tjetër.

4. Zgjidhni “Message is Unread” për rregullën e dytë dhe klikoni ok.

Kur ju e keni bërë këtë gjë, fshihni shiritin anësor në “Postën” tuaj, kështu që ju shihni vetëm çfarë ka në inboxin e mençur.

Kur ju e lexoni një e-mailin, ai zhduket nga ajo kuti postare, kështu që varet nga ju nëse dëshironi të përgjigjeni ose ta lini atë që të zhduket. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi të aktivizoni pamjen e errët në Gmail

Email

Tags >

email
Lajmet e fundit>