Biznes

India dëbon kriptomonedhat

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Nëntor 2021
Vlera e kriptomonedhave ra menjëherë pas lajmit. Bitcoin ra me 13% në bursat Indiane ndërsa Shiba Inu dhe Dodge Coin humbën 15%. India dëbon kriptomonedhat

India pritet të shkojë me tutje për ndalimin e përdorimit të kriptomonedhave duke i dëbuar ato plotësisht nga vendi. Në muajin e fundit ka pasur shpresa se qeveria Indiane do të zbuste qëndrimin e ashpër ndaj kriptomonedhave.

Ndalimi do të aplikohet ndaj të gjitha kriptomonedhave me disa përjashtime të cilat lejojnë promovimin e teknologjisë që fshihet pas tyre.

Vlera e kriptomonedhave ra menjëherë pas lajmit. Bitcoin ra me 13% në bursat Indiane ndërsa Shiba Inu dhe Dodge Coin humbën 15%.

Banka Qendrore e vendit të dytë më të madh në botë për nga popullsia po mban një qëndrim konservator ndaj kriptomonedhave. Në Mars të 2020-ës gjykata e lartë Indiane rrëzoi një vendim të Bankës Qendrore për dëbimin e transaksioneve në kriptomonedha. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mëse 170 miliardë dollarë fshihen nga kriptomonedhat