Biznes

India mund të legalizojë kriptomonedhat

Publikuar , 26 Dhjetor 2018
0
Sipas një artikull të publikuar nga New Indian Express, një komitet interdisiplinor do të formohet nga qeveria për të hetuar monedhat kriptografike që do të legalizohen. India mund të legalizojë kriptomonedhat

Qeveria Indiane mund të legalizojë kriptomonedhat por nën masa të ashpra raportuan mediat lokale.

Sipas një artikulli të publikuar nga New Indian Express, një komitet interdisiplinor do të formohet nga qeveria për të hetuar monedhat kriptografike që do të legalizohen.

Komiteti i themeluar në Prill të 2017-ës fillimisht kishte për qëllim të ekzaminonte teknologjinë dhe të mbronte investitorët nga mashtrimi gjithashtu të parandalonte pastrimin e parave.

Anëtarët e tij mbajnë detyra në qeveri në departamentet e ekonomisë dhe taksimit si dhe në Bankën Qendrore.

Ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare, situatë pritet të ndryshojë për mirë në muajve në vijim.

Duke qenë se India është pjesë e G20-ës çdo lëvizje për të rregulluar dhe legalizuar kriptomonedhat do të kishte impakt në forumet ndërkombëtare të ekonomisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ripple eliminon pozitën e CMO krejtësisht

Lajmet e fundit>