Harduer

India synon krijimin e një tablet kompjuteri me çmim prej 35 dollarë

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
India synon krijimin e një tablet kompjuteri me çmim prej 35 dollarë

Në një konferencë për media të organizuar në New Dehli, Ministri i Zhvillimit të Resurseve Njerëzore të Indisë Kapil Sibal, shfaqi një prototip të një tablet kompjtueri me ekran të ndjeshëm në prekje për të cilin ky vend po shpeson se do ta dërgojë në treg për studentë duke filluar nga viti i ardhshëm. Dhe i tërë ky produkt pritet të kushtojë vetëm 35 dolarë, e madje ka shpresa nga ana e qeverisë që çmimi të ulet edhe në 20 dollarë e ndoshta edhe në 10 dollarë.

Me paraqitjen e pajisjes ende të paemëruar si një përgjigje ndaj OLPC-së, projektit të ashtuquajtur 100 dollarësh, protoipi në fjalë ka një ekran me ngjyra dhe mund të ofrojë ueb shfletim, qasje në email, përpunim të teksteve dhe madje të shfaq edhe video nga YouTUbe. Pajisja punon mbi sistemin operativ me kod të hapur Linux, megjithëse Ministri ka qenë i ngurruar për të treguar ndonjë detaj rreth specifikave.

Disa raporte kanë theksuar se tableti ka 2GB RAM, porte USB dhe WiFi të integruar. Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të marrin edhe një shtojcë për mbushje me energji solare që do t’ju mundësojë atyre ta mbushin tabletin duke përdorur energjinë e diellit, në vend se të kërkojnë një prizmë elektrike për ta mbushur. Ministri Sibal ka sinjalizuar se ka plane për të shpalosur tabletin tek institucionet e larta arsimuese më vonë gjatë vitit të ardhshëm.

Për të zhvilluar tabletin, Ministri ka theksuar se ka kërkuar ndihmën e Institutit Indian për Teknologji dhe të Institutit Shkencor Indian, të cilët kanë gjetur gjuhë të përbashkët për dizajnin nga sektori privat. Tani prototipi është krijuar dhe sipas një zëdhësëi të Ministrisë Indiane, Mamta Varma, disa prodhues të mëdhenj, duke pëfshirë edhe një në Tajvan, janë të interesuar në prodhimin e pajisjes. Varma ka hedhur poshtë mundësitë për të komentuar rreth emrit të njërës prej kompanive por ka theksuar se nuk ka ende ndonjë marrëveshje të arritur me këto kompanie.

LEXO EDHE:  LG tërhiqet nga planet për lançimin e një telefoni me ekran që paloset

Premtimi për të sjellë një tablet me çmim prej 35 dollarë dhe që punon në Linux tingëllon mjaft bukur, megjithatë kjo Ministri nuk ka një histori të mirë me mbajtjen e premtimeve teknologjike; vitin që shkoi, Ministrija e njëjtë ishte rrugë për shpalosjen e një laptopi “Sakshat” me çmim prej 10 dollarë, por më pasi doli se është një pajisije prototip e dorës, dhe që nuk e pa asnjëherë dritën e diellit me sy.

Lajmet e fundit>